Pranga bandes, bastiste makinat e emigranteve
Korce- Policia shpartallon banden e grabitjes se makinave ne Korce. Tre te rinj rane dje ne pranga pas nje aksioni qe kishte nisur prej tre javesh, pasi ishin bere tmerri i shofereve qe nuk gjenin kasetofonet dhe pjese te mjeteve kur i ndiznin ne mengjes. Burime zyrtare nga policia e Korces, bene te ditur se jane vendosur ne pranga Daniel Metko, Ervis Lici dhe Leonard Shehu. Arrestimi i tyre eshte kryer per vjedhjen e disa kasetofoneve te makinave te shtrenjta dhe kryesisht te atyre me targa te huaja, emigranteve. Sipas policise dy prej te dyshuarve jane arrestuar ne flagrance duke vjedhur kasetofonin dhe dokumentet e mjetit tip "Hundai", me targa YEN 6188, si dhe te mjetit tjeter "Nissan", me targa YOP 2893. Burime te policise se Korces bejne te ditur se fillimisht eshte kapur Leonard Shehu, 20 vjec. Ndalimi i tij u krye pasi disa dite me pare, ne lagjen nr. 4 te Korces, kishte vjedhur nje autoveture me targa greke. Vjedhja ishte kryer duke thyer xhamin anesor te makines. Dhe vetem dy dite me pas ishin vjedhur ne te njejten forme, duke lene te njejtat gjurme dhe ne dy makina te tjera, po me targa greke. Pronaret e tyre kryen denoncimin ne polici, pasi pervec kasetofonit, u kishin vjedhur edhe dokumentet. Policia ben te ditur se gjurmet e lena ne makina ishin te njejta me ato te disa diteve me pare. Por tashme nje nga autoret ishte i arrestuar dhe mbremjen e te enjtes rane ne pranga edhe dy bashkepuntoret e tij, Meco dhe Lici.
D. Zisi
D. Zisi