E Diel, 1 Nëntor 2026

“Parlamenti shqiptar, një model për vëmendjen ndaj fëmijëve dhe grave”

Kryetarja e Kuvendit takon Sekretarin e Përgjithshëm të IPU-së, Anders Johnsson

TIRANE - Njëri prej personaliteteve më të larta dhe më me influencë në Unionin Ndërparlamentar, Sekretari i përgjithshëm i IPU-së, Anders Johnsson ishte dje i ftuari i veçantë i  Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Johnsson me fushatat sensibilizuese dhe me turet e saj në qytete e fshatra të Shqipërisë duke përçuar mesazhet e luftës kundër dhunës në familje, për një kujdes shëndetësor të grave dhe për nxitjen e tyre për t’u bërë pjesë e politikës vendimmarrjes.
Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme nismat e parlamentit dhe Kryetares së Kuvendit  në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve grave zoti Johnsson tha se, “para pak kohësh unë diskutova në një takim të OKB-së në New York për rolin që parlamentet duhet të luajnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave dhe, ju siguroj se në konferencat e tjera ku do të marr pjesë do të referoj me kënaqësi modelin që parlamenti shqiptar ofron për vëmendjen e tij të veçantë në këto drejtime sensitive”. “Para një viti tha Kryetarja e Kuvendit, ne kemi ratifikuar Konventën ‘Për të drejtat e fëmijëve, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë për fëmijë’  dhe shumë shpejt do të ratifikohet Konventa e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual.
Biseda më tej u fokusua edhe në rolin thelbësor të diplomacisë parlamentare  në proceset integruese të vendit veçanërisht në fazën e ratifikimit të MSA-së dhe Protokollit të NATO-s.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›