E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti shqiptar pritet te miratoje lehtesi per qytetaret qe kthehen nga emigracioni

Parlamenti shqiptar pritet te miratoje  lehtesi per qytetaret qe kthehen nga emigracioni. Nje vendim per perjashtimin nga taksat doganore per mjetet dhe makinerite qe  emigrantet sjellin per qellime biznesi pritet te lehtesoje nje kategori te madhe prej atyre qe kthehen sidomos nga Greqia.

Parlamenti shqiptar pritet te miratoje  se shpejti  lehtesi per qytetaret  shqiptare qe kthehen nga emigracioni. Komisioni Parlamentar i Punes ka miratuar nje projektligj i cili pritet te diskutohet  se shpejti ne parlament i cili u jep te drejten emigranteve  shqiptare qe  kthehen nga emigracioni te perfitojne disa lehtesi. Njera prej tyre eshte ajo e perjashtimit nga taksat doganore  per mjetet dhe makinerite qe emigrantet sjellin per qellime biznesi.

Autoritet e kane lidhur projekt-ligjin e ri me detyrimet qe burojne per mbeshtetjen e  integrimit te emigranteve  mbi baze te standarteve te  vendeve te Bashkimit Europian. Nderkaq nje arsye tjeter eshte  sipas autoriteteve  mbeshtetja e nje kategorie  te madhe te emigranteve shqiptare qe punojne e jetojne ne Greqi.  Keta emigrante po i zhvendosin bizneset dhe aktivitetin e tyre ne Shqiperi per shkak te krizes  qe ka mberthyer ekonomine greke. Hyrja sa me shpejt ne fuqi e ligjit do tu mundesonte emigranteve te  kalonin ne Shqiperi kapitalet e tyre  ne makineri apo pajisje  duke ua bere me te lehte transferimin e biznesve dhe rifillimin e punes.

Ne Progamin e saj qeveria shqiptare kishte percaktuar hapa per integrimin e  emigranteve te cilat sipas analisteve te ekonomise duket se jane vonuar dhe nuk jane konkretizuar me inisiativa ligjore. Rritja muaj pas muaji e papunesise ne Greqine fqinje ku emigracioni shqiptar perben pjesen derrmuese ka bere qe mjaft prej tyre te shikojne mundesine e kthimit ne Shqiperi.

Bizneset e vogla qe emigrantet kane hapur ne  zona te ndryshme te Greqise kryesisht ne fushen e sherbimeve dhe ndertimit jane lehtesisht te transferueshme. Ne zonat ne Jug te Shqiperise disa dhjetera emigrante qe jane kthyer nga Greqia thone se po gjejne hapesire ne tregun vendas per biznesete tyre te vogla. Nje ritem ketyre biznesve te sherbimit u jep vecanerisht sezoni turistik ku pergjate bregdetit te Jonit  ardhja e disa mijera pushuesve  ndikon ne hapjen e puneve sezonale dhe nxitjen e zhvillimit te biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›