E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimi i PS, Kolegji Zgjedhor shtyn për nesër vendimin

06-07-2011 / Gazeta 55

Juristët: Asnjë mundësi për kthimin e çështjes në KQZ, PS kërkon të zvarrisë procesin


Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë nesër në orën 10:00 ankimimin e Partisë Socialiste, të dorëzuar në datën 2 korrik nga ana e kësaj force politike. Vërtetë ishte deklaruar dita e premte, por priteshin ndryshime sepse nuk ishte verdikti përfundimtar për shortin se kur do të vijojë më tej kjo seancë Relatore e kësaj çështje do të jetë Sashenka Jonuzi. Në trupin gjykues do të jenë gjykatësit Astrit Kalaja dhe Neriban Mullai, Marije Qiriazi dhe Dhurata Haveri. Më herët përfaqësuesi ligjor i PS, Damian Gjiknuri deklaroi se kjo forcë politike nuk ka hequr dorë nga ankesa, por ka një tentativë nga PD-ja për të bashkuar dy çështje që sipas tij nuk mund të bashkoheshin. “Kemi drorëzuar një kërkesë padi tjetër që ka qenë detyrimi i KQZ-së, i cili nuk e morri në shqyrtim kërkesën tonë. Pamë tentativë nga ana e PD-së për të bashkuar këto çështje dhe për të futur gjykimin në shtigje të rrezikshme”- theksoi Gjiknuri. Sipas tij, çështja nuk ka përfunduar pasi PS-ja ka ende padi për të dorëzuar ndërsa shtoi se Partia Socialiste pret që gjykata të marrë vendim të drejtë që thelbi i pavlefshëmërisë të jetë dhe thelbi i gjykimit.


Juristët: Asnjë mundësi për kthimin e çështjes në KQZ, PS kërkon të zvarrisë procesin


Ndërsa Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa e saj për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë, Partia Demokratike e ka cilësuar këtë si një taktikë zvarritëse nga ana e kësaj force politike për rezultatin përfundimtar. Një fakt të tillë e ka pohuar, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Oerd Bylykbashi, para mjediseve të Gjykatës ku po zhvillohej mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, e cila presupozohej se sot do të vendoste mbi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste, që kundërshtonte rezultatin e shpallur nga KQZ dhe kërkonte pavlefshmërinë e votimit në 284 qendra votimi në kryeqytet. “Qytetarët e Tiranës e kanë një fitues dhe Partia Socialiste e sulmoi sot Kolegjin, pasi ajo kërkon ta kthejë çështjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve’, tha ai. Duke shtuar se “mazhoranca ka besim tek Kolegji Zgjedhor në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës”.


Enkelejd Alibeaj


Deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, thotë duke iu referuar vendimit që pritet të japë Kolegji Zgjedhor për Tiranën se, ligji duhet të zbatohet në mënyrë strikte dhe se nuk ka asnjë mundësi për rikthim në KQZ. Sipas Alibeajt, ankimimi i PS ka tejkaluar afatet ligjore dhe se kjo parti nuk ka fakte për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›