Berisha përuron në Fushë Krujë statujën e George W.Bush, vlerëson mbështetjen e çmuar të popullit amerikan për shqiptarët

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka nderuar një prej ngjarjeve më të rëndësishme për shqiptarët vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush në qytetin e Fushë Krujës në qershor të 2007-ës.
Berisha theksoi se turneu i presidentit Bush në Europë kulmoi me vizitën e tij në Fushë Krujë. “Fushë-Kruja, shënoi kulmin e një turneu evropian të presidentit Bush, shënoi kulmin e vizitës së presidentit Bush në Evropë. Në 10 qershor, presidenti erdhi në Shqipëri pas një vizite që ai kishte bërë me aleatët e vjetër të SHBA-ve. Turneu i tij kulmoi me vizitën në Shqipëri. Në këtë vend ai u prit me ndjenjat më miqësore. 21 të shtënat përshëndetëse për nder të tij urdhri më i lartë i vendit akorduar në nderim të tij, dreka zyrtare dhe rruga e kryeqytetit të gjitha këto së bashku u tejkaluan nga ndjenjat më miqësore”- theksoi Berisha.
Kreu i qeverisë shtoi se me vizitën e tij, Bush nderoi Shqipërinë me dy mesazhe të rëndësishme ku njëra prej tyre sipas tij ishte që Shqipëria të ishte anëtare e NATO-s Ceremonia e statujës së presidentit Bush në Fushë Krujë morën pjesë edhe përfaqëues të tjerë të pushtetit lokal në Fushë Krujës.
...