Parlamenti slloven voton sot për kryeministrin e vendit

Parlamenti i Sllovenisë është mbledhur sot për të votuar nëse do të jetë lideri i partisë së qendrës së majtë, ai i cili do ta formojë qeverinë e re.
Presidenti Danillo Turk e ka propozuar Zoran Jankoviçin, liderin e partisë “Sllovenia Pozitive”, për kryeministër të vendit.
Turk ka bërë thirrje për formim të shpejtë të qeverisë, në mënyrë që të luftohen problemet ekonomike në shtetin e vogël të BE-së.
Përpara votimit të sotëm, Jankoviç e humbi përkrahjen e një partie të vogël sllovene, duke rrezikuar në këtë mënyrë mundësitë e tij.
Nëse Jankoviç dështon të marrë përkrahjen e 46 ligjbërësve, atëherë liderit të partisë së qendrës së djathtë, që doli e dyta në zgjedhjet e para një muaji, mund t`i jepet mundësia që ta formojë qeverinë e re.