Apeli në Tiranë, Kurti: Biznesi serb po pushton Kosovën
Prodhimet shqiptare duhet të zëvendësojnë produktet serbe në tregjet e Kosovës. Kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti i bëri apel biznesit shqiptar që të fokusohen në tregjet kosovare.
Pas vendosjes për bllokimin e pikave të kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, Kurti i kërkoi bizneseve shqiptare që të përfitojnë duke tregtuar prodhimet e tyre.
Kreu i Lëvizjes Vetvendosje, në një konferencë të mëparshme i bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në 14 janar.
Lëvizja "Vetëvendosje" do të zhvillojë më datën 14 janar një protestë me moton "Serbia nuk kalon" duke bllokuar pikat e kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë ndërsa janë vendosur edhe autobusë të cilët nisen nga Tirana në datën 14 janar në sheshin "Skënderbej", para Pallatit të Kulturës për të gjithë shqiptarët të cilët duan të marrin pjesë në protestë.