E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi:Jo Vetëvendosje po vetëfundosje

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërkaq Aleancën Kuq e Zi që mbështet këto aktivitete i ka cilësuar “Faqezi”.
 

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës Thaçi shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t`i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t `i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.
 

Patriotizmi sot, u shpreh ai, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare. Sipas tij pushteti në Kosovë nuk do të merret me dhunë por përmes votës së lirë.
 

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Policisë së Kosovës në rast se kjo do të provokohet nga protestuesit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›