Talebanët sulmojnë qendrën e Kabulit. Në shënjestër institucionet qeveritare

Në Kabul ka shpërthyer lufta në rrugë. Të paktën dhjetë kamikazë janë vetëhedhur në erë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ndërsa militantë talebanë kanë hapur dhe zjarr përreth pallatit presidencial e hotelit ‘Serena’, bankës qendrore dhe ministriseë së drejtësisë. Sipas një korrespondenti të BBC një seri shpërthimesh kanë tronditur pikërisht ndërtesat qeveritare dhe më pas jane dëgjuar të shtëna. Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zemrën e kryeqytetit afgan.
Sipas zëdhënësve talebanë në sulmin më të fundit janë angazhuar 20
militantë dhe ne shënjesër është pikërisht qeveria. Një shpërthim masiv
ka tronditur zonën diplomatike. Të paktën 200 forca të sigurisë iu
kundërpërgjigjën sulmit në bashkëpunim me forcat paqeruajtëse të
NATO-s, Isaf. Zëdhënës të ministrisë thonë se kanë qenë të paktën 30
militantët që kanë sulmuar kryeqytetin dhe 30 prej tyre janë vrarë.
Dy militantë hynë në një qendër tregëtare pranë ministrisë së Drejtësisë
dhe hapën zjarr, ndërsa të tjerë janë përfshirë në luftime nëpër rrugë.
Në qytet janë dëgjuar të paktën 2 shpërthime raketash. Pjesë qendrore
të Kabulit vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Ky ka qenë sulmi më i
rëndë për vendin që kur kamikazët sulmuan ministrine e Drejtësisë
shkurtin e kaluar.
Delina Bitraku