E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlementi Evropian: Vizat proces teknik, s'ka asnjë kushtëzim

Situata politike nuk do të ketë aspak ndikim në këtë proces

Liberalizimi i vizave për Shqipërinë nuk do të ketë asnjë pengesë nga Parlamenti Evropian. Situata politike nuk do të ketë aspak ndikim në këtë proces. Kështu konfirmojnë krerët ndërkombëtarë të PE-së, sipas të cilëve, ky është një proces teknik dhe nëse të gjitha kushtet teknike plotësohen, atëherë shqiptarët duhet të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, ka pohuar se është menduar që të përdoreshin vizat si kushtëzim për zgjidhjen e situatës politike. Disa nga kolegët e mi mendonin të përdornin termin e kushtëzimit politik, për të thënë se nëse ska zgjidhje për ngërçin politik, nuk ka heqje vizash. Unë nuk jam dakord me këtë. Unë iu referova komisioneres Malmstrom dhe Fule që thonë që ky është një proces teknik. Komisioni Evropian i ka vendosur kritere teknike Shqipërisë që duhet të plotësohen tërësisht para heqjes së vizave. Kur këto përmbushen tërësisht, Komisioni dhe Parlamenti duhet të aprovojnë heqjen e vizave. Pa shtuar kritere politike. Sigurisht që unë jam realist dhe e kuptoj që situata politike e një vendi merret gjithnjë parasysh, por unë mendoj se kushtëzimi politik nuk duhet të përdoret për çështjen e vizave. Ne duhet të jemi seriozë dhe të përgjegjshëm dhe kur themi është një proces teknik, duhet mbajtur si proces teknik, - ka pohuar ai. Pyetjes a do ta lidhë Parlamenti Evropian çështjen e vizave me situatën politike, eurodeputetja Doris Pack i është përgjigjur: Ne e kemi diskutuar këtë çështje sot dhe pashë që një eurodeputet u mundua t'i lidhte këto dy gjëra, por raportuesi për Shqipërinë dhe eurodeputetët e tjerë në sallë mendojmë se nëse kushtet e udhërrëfyesit për vizat përmbushen plotësisht, vizat duhet të hiqen. Ndërsa eurodeputeti Judith Sargentini ka pohuar: Shqipëria është në rrugën e duhur dhe nëse ne shohim se çpunë është bërë për të përfituar liberalizimin e vizave, ne duhet ta shpërblejmë këtë punë me heqjen e vizave afatshkurtra. Pra, mos ta përziejmë me politikën. Pyetjes nëse lidhja mes vizave dhe situatës politike në Shqipëri është një presion politik mbi palët në Shqipëri Kukan i është përgjigjur: Me atë që shoh, është se ata po mundohen që ta përdorin çështjen shumë të rëndësishme të vizave si një presion mbi partitë politike në Shqipëri dhe për qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë presion mbi forcat politike për të gjetur një zgjidhje. Pra, është një presion shtesë për forcat politike. Ndërsa për eurodeputetin Hannes Svoboda nuk është mirë që të bëhen kërcënime. Do të jetë më e lehtë t'u themi qytetarëve tanë, që heqja e vizave për shqiptarët është një gjë e mirë, nëse situata e brendshme është paqësore, - tha ai.

Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore:

Disa nga kolegët e mi mendonin të përdornin termin e kushtëzimit politik, për të thënë, se nëse ska zgjidhje për ngërçin politik, nuk ka heqje vizash. Unë nuk jam dakord me këtë. Unë iu referova komisioneres Malmstrom dhe Fule, që thonë që ky është një proces teknik. Komisioni Evropian i ka vendosur kritere teknike Shqipërisë që duhet të plotësohen tërësisht para heqjes së vizave. Kur këto përmbushen tërësisht, Komisioni dhe Parlamenti duhet të aprovojnë heqjen e vizave, pa shtuar kritere politike. Sigurisht, që unë jam realist dhe e kuptoj, që situata politike e një vendi merret gjithnjë parasysh, por unë mendoj se kushtëzimi politik nuk duhet të përdoret për çështjen e vizave. Ne duhet të jemi seriozë dhe të përgjegjshëm dhe kur themi, është një proces teknik, duhet mbajtur si proces teknik.

Pyetje: A do ta lidhë Parlamenti Evropian çështjen e vizave me situatën politike?

Sinkroni Doris Pack, eurodeputete:

Ne e kemi diskutuar këtë çështje sot dhe pashë që një eurodeputet u mundua ti lidhte këto dy gjëra, por raportuesi për Shqipërinë dhe eurodeputetët e tjerë në sallë mendojnë se nëse kushtet e udhërrëfyesit për vizat përmbushet plotësisht, vizat duhet të hiqen.

Sinkroni Judith Sargentini, eurodeputete:

Shqipëria është në rrugën e duhur dhe nëse ne shohim, se çpunë është bërë për të përfituar liberalizimin e vizave, ne duhet ta shpërblejmë këtë punë me heqjen e vizave afatshkurtra. Pra, mos ta përziejmë me politikën.

Pyetje: Deri tani, të gjithë eurodeputetët ishin të mendimit që situata politike dhe çështja e vizave duhet trajtuar veç, ndërkohë që po dëgjojmë një apo dy deputetë, që po i lidhin këto çështje. A është ky presion politik mbi palët në Shqipëri?

Sinkroni Eduard Kukan, kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore:

Me atë që shoh, është se ata po mundohen që ta përdorin çështjen shumë të rëndësishme të vizave si një presion mbi partitë politike në Shqipëri dhe për qytetarët shqiptarë, që të ushtrojnë presion mbi forcat politike për të gjetur një zgjidhje. Pra është një presion shtesë për forcat politike.

Sinkroni Hannes Swoboda, eurodeputet:

Nuk është mirë që të bëhen kërcënime, por do jetë më e lehtë tiu themi qytetarëve tanë, që heqja e vizave për shqiptarët është një gjë e mirë, nëse situata e brendshme është paqësore.

Sinkroni Judith Sargentini, eurodeputete:

Shpreh besimin dhe jam e sigurt se nuk do të jetë Parlamenti Evropian ai që do të ndalë liberalizimin e vizave. I kemi kërkuar Komisionit Evropian të bëjë propozimin dhe jemi shumë të lumtur që kjo ndodhi. Është me të vërtetë një hap i rëndësishëm për Shqipërinë për tu afruar me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›