Vendimi i PE-së për Shqipërinë, PS: Shtyrja një shuplakë për qeverinë Berisha
Kreu i komisionit të integrimit Ditmri Bushati e cilëson një shuplakë për qeverinë vendimin e Parlamentit Europian për shtyrjen e rezolutës për Shqipërinë deri në zgjidhjen e situatës politike. Duke konfirmuar se ekziston një ultimatum i ndërkombëtarëve ndaj klasës politike në Shqipëri, Bushati ka theksuar se mosrespektimi i këtij afati do të penalizojë Shqipërinë.
Ndërkaq sipas Bushatit tashmë opozita e ka bërë hapin e parë dhe i takon qeverisë të përpiqet për të arritur kompromisin pasi edhe vendimi i Parlamentit për të shtyrë rezolutën ishte një apel i qartë për zgjidhje të situatës.
Një ditë më parë parlamenti miratoi një resolutë për Bosnje Hercegovinën por e shtyu rezolutën për Shqipërinë për në fund të muajit qershor deri sa të ketë një zgjidhje të situatës politike.