E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parregullsitë për pronat, banorët në protestë

 

SHKODER - Parregullsitë dhe shkeljet që janë bërë me certifikatat e pronësisë në Komunën Gruemirë kanë ngritur në protestë banorët. Ata kanë dalë para ndërtesës së komunës, duke kërkuar zgjidhjen e shqetësimit të tyre. Sipas tyre, në pronat e komunës figurojnë më shumë se 1 pronar. Shqetësimin e banorëve e pranon dhe kryetari i komunës Gruemirë, Lirim Nehani, i cili thotë se për këtë janë lajmëruar dhe strukturat përkatëse. Nga verifikimet që kanë bërë vetë banorët është arritur në përfundimin se rreth 220 familje të Gruemirës që kanë 160 ha në pronësi të tyre u rezulton që të kenë dy pronarë të ligjshëm për të njëjtën sipërfaqe toke. Banorët deklarojnë se e gjithë kjo situatë është e rënduar prej vitesh. “Toka në këtë komunë nuk është ndarë sipas ligjit 7501. Jo vetëm kaq, por toka nuk është ndarë as sipas pronarëve të vjetër, por te ne është zbatuar ligji i të fortit”, shprehen protestuesit. Ata kërkojnë nga shteti zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre.    r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›