E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, 760 kuota në Elbasan

Autori i Lajmit: red.
Rreth 2050 studentë të rinj pritet të ndjekin studimet e larta në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të qytetit të Elbasanit për vitin akademik 2008 – 2009. Brenda këtij numr përfshihen edhe kuotat për shqiptarët jashtë trojeve. Rektori i këtij universiteti, Liman Varoshi, tha dje se konkretisht janë propozuar 2050 studentë për sistemin e ditës, ku prej tyre 90 për shqiptarët jashtë trojeve, si dhe 760 për sistemin me kohë të pjesshme. Sipas tij, këto kuota janë parë si të arsyeshme nisur edhe nga kapacitetet e ambienteve dhe kërkesat për çdo degë, ndërkohë që ato përputhen me sallat e disponueshme që ka ky institucion. Ai shtoi se vitin akademik 2007-2008, numri i kuotave ishte 1665 studentë. Duke nënvizuar se për këtë vit kuotat janë rritur në degët Gjuhë – Letërsi, Frëngjisht, Matematikë – Fizikë, rektori Varoshi tha, se u kërkua rritje e këtyre kuotave duke marrë parasysh faktin se Universiteti " Aleksandër Xhuvani " plotëson të gjitha kushtet për të pritur këtë numër studentësh. Korpusi qëndror i Universitetit është shtuar me dy godina të reja, njëra në ambientet e korpusit qëndror dhe tjetra pranë Fakultetit Ekonomik, ndërsa godina ekzistuese është rikonstruktuar totalisht.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›