E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, fituesit më 14 dhjetor

 

Fituesit e studimeve me kohë të pjesshme do të shpallen më 14 dhjetor. Pranë fakulteteve janë ngritur komisionet e përzgjedhjes së kandidatëve. Do të jenë specialistët e këtyre  komisioneve që do të verifikojnë dosjen e aplikimit të çdo kandidati, nga ku do të nxirren fituesit sipas kuotave të miratuara nga qeveria. Nisja e vitit të ri akademik për këtë kategori studimesh pritet të bëhet në fillim të muajit janar. Institucionet publike të Arsimit të Lartë duhet të shpallin dhe të afishojnë listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme në ambientet e të tyre, brenda orës 12:00 të datës 14 dhjetor 2009, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës. Ndërkohë regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë (për Universitetin Politeknik) ku janë shpallur fitues, do të zhvillohet nga data 14 dhjetor deri më 18 dhjetor, duke filluar prej orës 8:00 deri në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore të secilit fakultet. Procedura e regjistrimit quhet e vlefshme vetëm në rastet kur kandidati që aplikon ka dorëzuar dëftesën origjinale të marrë në shkollën e mesme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›