Rama: “Qeveria të respektojë konkurrencën”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Qeveria duhet të tërhiqet nga një vendim, i cili cenon konkurrencën dhe kërcënon shumë nga operatorët që janë në treg falë konkurrencës së garantuar prej shumë e shumë vitesh, edhe pse ky është një treg që ka nevojë për rregullime të ndjeshme”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me shoqatën e tregtarëve të hidrokarbureve. Pas këtij takimi, Rama pohoi se Qeveria duhet të tërhiqet nga një vendim i saj që krijon monopol në këtë treg. Sipas tij, mushkëritë e shqiptarëve nuk mbrohen duke bllokuar importin e naftës D2, për të shfrytëzuar naftën D2 të vendit tonë. Kryesocialisti theksoi se nuk synon të përfitojë politikisht duke kundërshtuar këtë ligj, por kërkon që të diskutohet me të gjitha grupet e interesit me qetësi dhe maturi për një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, për një çështje delikate si ajo e naftës. Ai shtoi se Bashkimi Evropian, të cilit përfaqësuesit e qeverisë dhe vetë kryeministri, i referohen lidhur me këtë çështje, sigurisht që ka ekzigjenca të forta, që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit, por ka ndërkohë dhe standarde.
Takimi
“Pata një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Tregtarëve të Hidrokarbureve për një çështje, e cila është qartësisht një çështje themelore e garancisë së konkurrencës së lirë në këtë vend. Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës e ka trajtuar paraprakisht këtë çështje dhe ka arritur në konkluzionin se Qeveria duhet të tërhiqet nga një vendim, i cili cenon konkurrencën dhe kërcënon shumë nga operatorët që janë në treg falë konkurrencës së garantuar prej shumë e shumë vitesh, edhe pse ky është një treg që ka nevojë për rregullime të ndjeshme”, - tha dje Rama. Sipas tij, Bashkimi Evropian, të cilit përfaqësuesit e qeverisë dhe vetë Kryeministri, i referohen lidhur me këtë çështje, sigurisht që ka ekzigjenca të forta, që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit. “Sigurisht, BE kërkon prej nesh angazhime konkrete për frenimin e kësaj ndotjeje dhe, pa dyshim që mirëpret edhe masat në drejtim të njërit prej burimeve më të mëdha e më të rrezikshme të ndotjes, që është pikërisht burimi i lëndëve që djegin makinat në Shqipëri. Por BE ka mbi të gjitha një standard të standardeve. Ky është që: S mund të ketë dy standarde”, - tha ai. Sipas kreut të selisë rozë, sot jemi në kushtet kur Qeveria po përdor dy standarde në çështjen në fjalë dhe interesat e prodhimit vendas, kur vjen fjala për naftën që është një pasuri shumë e çmuar kombëtare e çdo vendi, janë një koncept që duhet parë dhe duhet trajtuar me shumë kujdes. Ai shtoi se të gjitha vendet, kur flasin për interesa kombëtare, flasin për rezervim dhe jo për shfrytëzim të burimeve të naftës. Për këtë arsye, të gjitha vendet synojnë një shfrytëzim sa më të kujdesshëm të tyre dhe sa më në funksion të interesit publik dhe të së ardhmes së njerëzve të vendit. Rama theksoi se krijimi i një situate monopol, kërcënon pikërisht interesat e vendit, sepse kërcënon themelet e funksionimit të këtij sistemi dhe prek jo pak shqiptarë e shqiptare që gjenden në një grackë mbytëse, për shkak të mungesës së një konkurrence. “Këtë, ne nuk mund ta pranojmë. Askush nuk mund ta pranojë. Dua ta theksoj që ky nuk është rasti dhe, pa dyshim, unë nuk do të bëj këtu një paradë për të nxjerrë përfitime politike nga një çështje që është delikate dhe që duhet zgjidhur. Ajo që ka rëndësi themelore është që ajo të zgjidhet, dhe jo që të përfitojë politikisht opozita. Kështu që unë dua dhe kërkoj që qeveria ta shohë këtë çështje me shumë qetësi, maturi, urtësi dhe transparencë, përpara sesa kjo të kthehet në një çështje eksplozive në mjedisin shqiptar”, - theksoi kryesocialisti. Rama vuri theksin që para zbatimit të një vendimi të tillë të dëgjohen dhe respektohen palët. “I kërkoj Sali Berishës që t i dëgjojë këta njerëz që unë sot takova dhe që përfaqësojnë kontribute të rëndësishme në ekonominë shqiptare prej shumë e shumë vitesh dhe të cilët operojnë në një treg të hapur e të çliruar, në një proces shumë të vështirë, e ndërkohë përfaqësojnë interesa të mijëra familjeve, pa llogaritur edhe rolin e tyre në të gjithë sistemin e të ardhurave të këtij vendi dhe duke mos harruar dhe investimet shumëmilionëshe të tyre në përmirësimin e sistemit”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009