E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytja Shkoder e Lezhe, deputetet e PS ne terren

Deputetet e qarkut te Shkodres, Ilir Beqja dhe Astrit Beci, kane ndjekur nga afer situaten ne komunen e Anes se Malit, ku situata sa vjen e perkeqesohet. Pervec Obotit jane permbytur pjeserisht dhe tre fshatra te tjere, Xhakaj, Kurt dhe Gorice. "Niveli i ujit nderkohe po rritet", raportojne nga terreni deputetet e ketij qarku. Ndersa deputeti i Lezhes Gjovalin Kadeli ka qene ne Tale dhe ne Shengjin. Situata ne keto zona me reshjet e djeshme ka krijuar serish problematike, por jo emergjence. Demet materiale ne keto dy zona jane te medha pasi jane permbytur mjaft shtepi. Deputeti i PS, Kadeli ne bashkebisedim me banoret e demtuar, eshte shprehur se opozita eshte solidarizuar me shqetesimin e tyre dhe do beje gjithe presionin e duhur ndaj qeverise qe premtimet kete here mos mbeten vetem ne ekranet e televizioneve, por banoret e Tales dhe te Shengjinit te demshperblehen financiarisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›