Part-time, shpërndarja për 750 kuotat e reja
06/01/2009 Shpallja e fituesve të rinj publikohet më 9 janar
Riçelen zyrtarisht aplikimet për studimet me kohë të pjesshme në universitetet publike të vendit. Udhëzimi i ri që u është shpërndarë universiteteve përcakton se këto të fundit duke filluar nga dita e djeshme duhej të hapnin zyrtarisht procesin e ri të pranimit të kërkesave për studimet e pjesshme. Konkretisht për këtë fazë të re janë përcaktuar rreth 750 kuota pranimi, të cilat do të shpërndahen sipas programeve të studimit për çdo fakultet. Shpërndarja e tyre është bërë sipas një grafiku të caktuar bazuar në propozimet e bëra nga vetë fakultetet për shtesat e nevojshme të kuotave për këtë vit akademik për të tria programet e studimit me kohë të pjesshme. Kandidatët që do të pranohen në programet e studimit të ciklit të parë për sistemin me kohë të pjesshme sipas programeve të studimit për vitin akademik 2008-2009, do të përzgjidhen nga vetë fakultetet në bazë të kritereve akademike të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht. Shpallja e fituesve sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në përputhje me kriteret pranuese do të publikohet në vende të dukshme të fakulteteve brenda orës 12:00 të datës 9.01.2009.
Aplikimi
Duke filluar nga dita e djeshme universitetet duhej të publikonin datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim dhe njoftime të tjera të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme. Për shkak të ditëve të pushimit kjo procedurë do të hapet ditën e sotme dhe i gjithë procesi do të monitorohet nga administrata e Rektoratit. Gjatë fazës së re të pranimeve do të kenë të drejtën e konkurrimit edhe ata që nuk kanë aplikuar në fazën e parë të pranimeve. Kandidatët duhet të tregojnë kujdes në verifikimin e dokumentacioneve që dorëzojnë pranë universiteteve për aplikim. Kështu, për programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme duhen depozituar në dosjet e aplikimit këto dokumente: dëftesë pjekurie e shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit (vlerësuar e barasvlershme me të), dokument identifikimi (certifikatë lindje me fotografi ose pasaportë). Në dosje do të mbahet certifikata e lindjes me fotografi ose fotokopja e pasaportës. Gjithashtu kërkohen edhe 2 fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë si dhe deklarata individuale (kërkesa) e kandidatit.
Faza e parë
Kandidatët që kanë depozituar më parë dosjet e tyre në sekretaritë mësimore të fakulteteve duhet të bëjnë kërkesën si dhe të plotësojnë dosjet e tyre në rast të mungesës së ndonjë dokumenti. Ata që nuk disponojnë dëftesë pjekurie origjinale duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë arsimore rajonale/ zyra arsimore përkatëse, ose dhe dokument me listën e notave të lëshuar nga Arkiva e Shtetit dhe të sigluar në drejtoritë arsimore. Ndërsa kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, përveç dokumenteve të përcaktuara të dorëzojnë në sekretaritë mësimore dhe diplomën e lëshuar nga fakultetet ku kanë mbaruar (ose fotokopje të saj të noterizuar) si dhe diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, vlerësuar e barasvlershme me të.
Fituesit e fazës së parë
Kandidatët e shpallur fitues në fazën e parë të regjistrimeve duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë në sekretaritë mësimore deklaratën ku vërtetohet e drejta e studimit deri më 20 janar 2009, përpara pagesës prej tyre të tarifës së shkollimit. Të regjistruarit që nuk plotësojnë këtë deklaratë do të çregjistrohen. Regjistrimi i fituesve do të bëhet në datat 10, 11, 12 dhe 13 janar 2009, prej orës 8:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve publike.
Deklaratat e regjistrimit
Pas mbylljes së këtij procesi regjistrimi dhe plotësimit të deklaratave individuale nga të gjithë të regjistruarit, kuotat e parealizuara të mbetura pas kësaj faze plotësohen nga institucionet e arsimit të lartë në datat 21, 22, 23 janar 2009 duke respektuar renditjen e shpallur të kandidatëve në listat fituese. Pas mbylljes së regjistrimit fakultetet dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit më 31.01.2009 listat përfundimtare të fituesve të regjistruar, ku evidentohet dokumenti shkollor i regjistrimit.