Marrëdhëniet me Berishën kanë ndryshuar
06/01/2009 Presidenti Topi flet për situatën në Kosovë, rajon dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, në një intervistë për “Kosova Sot” shprehet se zgjedhjet politike të vitit 2009 janë prova më e madhe e demokracisë, e pluralizmit politik dhe e integrimit të Shqipërisë. Topi thekson se e rëndësishme është që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve, të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve votues dhe të mos kontestohen.
Në lidhje me mosemërimin ende të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Presidenti thotë se emërimi i një ambasadori, sipas Kushtetutës së Shqipërisë duhet të ndjekë disa procedura dhe disa shkallë institucionale duke u përmbyllur me dekretin e Presidentit të Republikës. “Shqipëria duhet të përfaqësohet në Kosovë me diplomatët e saj më të mirë dhe me një ambasador të shkëlqyer. Procedurat që përmenda më lart, akoma nuk kanë mbërritur në Presidencë për të dekretuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë”, tha Topi. Për sa i takon raporteve që ai ka me Kryeministrin Sali Berisha pas zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës, Topi shprehet se natyrisht që raportet kanë ndryshuar. “Nga raportet e mëparshme personale e partiake, janë shndërruar në raporte institucionale, si përfaqësues të dy institucioneve të ndryshme dhe këto të dytat gjithmonë prevalojnë, në respekt të ligjit e në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Topi.
Ky vit duket më i frytshmi për të dy vendet. Çfarë do të veçonit nga zhvillimet politike më të rëndësishme që po i lëmë pas?
Dy janë ngjarjet kulmore: 17 shkurti dhe 4 prilli: Pavarësia e Kosovës dhe ftesa që iu bë Shqipërisë për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit. Janë jo vetëm aspirata, realizimin e të cilave e përjetuam me shumë emocion së bashku, por edhe hapa shumë të rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e vendeve tona por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Këto janë arritje të jashtëzakonshme që na nxitin të shikojmë me shumë optimizëm të ardhmen dhe me shumë realizëm përmbushjen e ambicieve tona integruese.
Cilat ishin vështirësitë më të mëdha të drejtimit gjatë këtij viti?
Nuk mund të them që ka pasur vështirësi. Qëndrimet dhe vendimet e Presidentit të Republikës kanë qenë gjithnjë konform ligjeve e në respekt të Kushtetutës, me ndjeshmëri njerëzore e institucionale për fenomene e ngjarje të ndryshme. Presidenti i Republikës i është përmbajtur premtimit të deklaruar publikisht që në momentin e marrjes së detyrës, për të qenë mbi partitë politike dhe për të përfaqësuar unitetin e popullit. Pavarësisht ndjeshmërive politike, nuk ka pasur hezitim nga ana e kryetarit të Shtetit në përmbushjen e këtyre qëllimeve. Dhe ju sigurojë se kështu do vazhdojë edhe në të ardhmen.
A keni njohuri, pse ende Shqipëria nuk ka një ambasador në Kosovë, megjithëse është emëruar Islam Laukaj para pak muajsh?
Emërimi i një ambasadori, sipas Kushtetutës së Shqipërisë duhet të ndjekë disa procedura dhe disa shkallë institucionale duke u përmbyllur me dekretin e Presidentit të Republikës. Shqipëria duhet të përfaqësohet në Kosovë me diplomatët e saj më të mirë dhe me një ambasador të shkëlqyer. Procedurat që përmenda më lart, akoma nuk kanë mbërritur në Presidencë për të dekretuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë.
A kanë ndryshuar raportet tuaja me Berishën që kur jeni bërë President?
Natyrisht! Nga raportet e mëparshme personale e partiake, janë shndërruar në raporte institucionale, si përfaqësues të dy institucioneve të ndryshme dhe këto të dytat gjithmonë prevalojnë, në respekt të ligjit e në mbrojtje të Kushtetutës.
A keni frikë se e djathta mund ti humbë zgjedhjet vitin e ardhshëm?
Kjo pyetje u takon partive politike në fakt. Zgjedhjet politike të vitit 2009 janë prova më e madhe e demokracisë, e pluralizmit politik dhe e integrimit të Shqipërisë. Etika politike dhe transparenca elektorale, të detyrueshme për tu respektuar, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, do të jepnin garanci të qëndrueshme për zgjedhje të standardeve demokratike dhe nxitje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në votime. E rëndësishme është që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve, të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve votues dhe të mos kontestohen.
Keni deklaruar se pavarësia e Kosovës është zhvillimi më i rëndësishëm në Ballkan në shekullin XXI. Si e vlerësoni ritmin e njohjes së pavarësisë?
Kurorëzimi i pavarësisë së Kosovës nuk u arrit lehtë. Ai përmbylli procesin e gjatë, të vështirë, të përgjakur dhe të dhimbshëm të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ajo provoi se e drejta dhe liria e popujve mund të fitojnë ndaj padrejtësisë dhe regjimeve shtypëse dhe se rajoni i Ballkanit mund të kthehet në një hapësirë ku luftërat dhe konfliktet ti përkasin së kaluarës. Njohja e pavarësisë përbën një tjetër sfidë. Njohja e saj nga shumë vende me peshë në arenën ndërkombëtare, globale apo evropiane, nuk është e rastësishme. Mbështetja në vazhdimësi e këtyre vendeve dhe e Shqipërisë, së bashku me angazhimin e vetë shtetit të Kosovës do të bëjnë që ky proces, i kushtëzuar nga një sërë faktorësh gjeopolitikë rajonalë e globalë, të intensifikohet, pavarësisht se duket sikur nuk ecën me shpejtësinë që do të dëshironim. Duke vënë theksin tek rëndësia e vazhdimësisë së këtij procesi dëshiroj të nënvizoj, se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm tashmë.
Çfarë është duke ndërmarrë politika shqiptare rreth zgjerimit të listës me njohje të reja?
Unë jam shumë i vëmendshëm dhe i ndjek me shumë kujdes zhvillimet e brendshme në Kosovë, por dhe ato të jashtme që kanë të bëjnë me të. Procesi i vazhdimësisë së njohjes është rregullisht temë e bisedimeve dy dhe shumëpalëshe të politikës së jashtme shqiptare. Në të gjitha takimet që unë kam, dhe jo vetëm unë, me homologë dhe me faktorë të politikës botërore, e ardhmja e Kosovës përbën një çështje që shtrohet me seriozitet dhe vendosmëri. Zgjerimi i listës me njohje të reja do të realizohet duke ndërtuar strategji të përbashkëta me vendet mike, dhe së bashku në një plan dypalësh, rajonal, evropian dhe global, të shtrihet synimi i vazhdimësisë së këtij procesi. Shqipëria së bashku me Kosovën po e bëjnë këtë.
Megjithatë, zhvillimet e fundit, sidomos me 6- pikëshin, janë ngritur zëra qoftë të opinionbërësve medialë, qoftë të segmenteve të caktuara politike, të cilët kanë dhënë vlerësime të ndryshme. A konsideroni se në vorbullën e këtyre zhvillimeve diplomacia shqiptare ka bërë maksimalen?
Kosova është një çështje globale. Faktorët që janë angazhuar në forcimin e pavarësisë e sovranitetit, zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës janë sa rajonalë dhe evropianë, po aq edhe euroatlantikë. Diplomacia shqiptare ka pasur një angazhim konstant në këtë drejtim. Ajo pikërisht, duhet ti përshtatet me dinamizëm dhe me shpejtësi, zhvillimeve të reja në Kosovë, por edhe të analizojë dhe të veprojë së bashku me diplomacinë kosovare, për të mbështetur procesin e ndërtimit të një shteti evropian në Kosovë dhe për të penguar tendencat apo përpjekjet për të ndalur apo devijuar këtë proces. Kjo është një sfidë e jona që duhet përballur me sukses.
A ka pasur ndonjë reflektim në raportet e Shqipërisë me vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë?
Njohja e pavarësisë së Kosovës për vende të ndryshme kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm, qofshin këta interesa të brendshëm politikë, gjeopolitikë a strategjikë. Angazhimi i vazhdueshëm diplomatik i Shqipërisë veçanërisht ndaj vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, është mbështetur në argumente specifikë në funksion sa të njohjes aq edhe të vazhdimit të dialogut për këtë çështje në kuadër të raporteve dypalëshe në të ardhmen.
Konsideroni se shqyrtimi i iniciativës serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
mund të ndikojë në procesin e njohjes?
Pavarësia e Kosovës është plotësisht e ligjshme dhe e bazuar fuqimisht në të drejtën ndërkombëtare. Që nga shpallja e pavarësisë Kosovën e kanë njohur 53 vende dhe shtete të tjera pritet ta njohin, çka tregon se njohja pavarësisë së saj është një proces që ka marrë drejtimin e duhur për qëllimin e caktuar. Cilido qoftë mendimi këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do të ketë asnjë efekt juridik mbi pavarësinë e Kosovës, as mbi procesin e njohjes së saj si shtet i pavarur dhe sovran.
Por Kosova ende nuk ka siguruar ulëse në tavolinat ndërkombëtare. Në çmasë kjo mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik?
Shqipëria dhe miqtë e Kosovës janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ne kemi përshëndetur zhvillimin e Konferencës së Donatorëve për Kosovën, më 11 korrik 2008 në Bruksel, dhe besojmë në zbatimin e shpejtë të saj. Organizmi i kësaj konference ishte mbështetje konkrete e këtyre vendeve për zhvillimin e Kosovës, ndaj gjej arsye të besoj se vendi i saj në tavolinat ndërkombëtare është vetëm çështje kohe.
Misioni i EULEX-it do të jetë i paanshëm në raport me statusin e Kosovës si shtet sovran. A e cenon ky fakt në ndonjë mënyrë pavarësinë e saj?
Misioni EULEX ka një mandat të përkohshëm. Unë besoj se në Kosovë po ndërmerren veprimet e duhura për shtrirjen e misionit në përshtatje me realitetin e ri të krijuar pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Është e rëndësishme të shmanget sidomos çdo vakum pushteti në këtë proces përcjellje kompetencash dhe të shmanget çdo ndarje institucionale mbi baza etnike dhe mbivendosje të kompetencave si policore ashtu edhe doganore. Sa më shpejt të zbatohet kjo mënyrë shtrirjeje, aq më i suksesshëm do të jetë ky mision i rëndësishëm.
Disa thonë se plani 6-pikësh sinjalizon se BE-ja është e gatshme që në heshtje të miratojë faktin që veriu i Kosovës të mbetet jashtë juridiksionit të Prishtinës?
Që nga data 9 dhjetor, EULEX po shtrihet në të gjithë hapësirën territoriale të shtetit të Kosovës përfshi edhe pjesën veriore të saj. Ky proces po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet legjitime vendase dhe nën monitorimin e partnerëve dhe miqve euroatlantikë të Kosovës. Ky proces në thelb duhet të ndihmojë zbatimin e Kushtetutës dhe të gjitha ligjeve të Kosovës në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e saj dhe forcimin e shtetit të së drejtës, edhe në ato hapësira ku ka pasur vështirësi për tu kontrolluar edhe pas shpalljes së pavarësisë.
Në tavolinat janë dëgjuar zëra për ndarjen e Kosovës, pastaj të konfederatave të ndryshme dhe të ngjashme...
Energjitë tona duhet të shkojnë drejt procesit të njohjes së Kosovës, drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike evropiane dhe funksionimit të shtetit të së drejtës, drejt gjetjes dhe zbatimit të programeve për zhvillim të ekonomisë kosovare dhe drejt integrimit të saj në NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqiptarët nuk kanë kohë të humbin më me zëra anonimë apo variante shterpë për të ardhmen e tyre. Ata e kanë zgjedhur tashmë rrugën e tyre të integrimit euroatlantik.
Deri më tani janë zhvilluar një sërë takimesh që kanë për objektiv krijimin e një fryme më të mirë konstruktive ndërmjet të gjitha vendeve të rajonit. Megjithatë, marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit ende vazhdojnë të jenë të kapura nga një ngërç, jo vetëm për shkak të mendimeve politike në planin e jashtëm, por edhe për shkak të zhvillimeve të tjera të brendshme. Si mund të tejkalohen këto probleme?
Mendoj se Ballkani Perëndimor ka ndryshuar pozitivisht shumë. Në krahasim me vitet e kaluara ka ndryshuar pozitivisht, jo vetëm klima e raporteve dypalëshe por edhe ajo e politikave rajonale të vetë këtyre vendeve. Në të gjitha këto vende brenda specifikave të tyre, qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike, kanë përfshirë në programet e tyre procesin e rëndësishëm të Stabilizim Asocimit dhe strategjinë afatgjatë të integrimit në Bashkimin Evropian, me kushtin e domosdoshëm të zbatimit të politikës rajonale të bashkëpunimit dhe te fqinjësisë së mirë. Sa më shpejt që këto procese të implementohen, aq më pozitive dhe rezultative bëhet fryma e bashkëpunimit mes vendeve tona. Kjo është e vetmja rrugë për të kapërcyer edhe ngërçet e krijuara nga faktorë të shumëllojshëm historikë apo politikë, duke synuar pranimin e diversiteteve tona dhe duke nxitur fort bashkëpunimin tonë ekonomik. BE-ja është shembull konkret i funksionimit të suksesshëm të kësaj filozofie.
Politika e disa nga vendet e rajonit ende nuk po e merr veten nga ndryshimet në hartën politike të Ballkanit. Në çdrejtim mund të çojë kjo?
Unë jam optimist për të ardhmen e rajonit tonë. Procesi i integrimit të tij është i pandalshëm. Politikanët e këtyre vendeve nuk kanë zgjedhje tjetër përveç se të pranojnë realitetet e reja gjeopolitike si zhvillime të pandalshme politike, demokratike e historike dhe të bëhen pjesë e tyre. Synimet e përbashkëta të deklaruara të politikës së jashtme të vendeve tona, orientimi drejt integrimit euroatlantik dhe zbatimi i këtyre politikave do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimet e mëtejshme politiko-ekonomike të të gjitha vendeve të rajonit tonë.
Në qarkullim nga disa parti mbahet gjallë ideja për bashkim si një zgjidhje e përhershme, e cila siguron një qëndrueshmëri të stabilitetit. Komenti juaj?
Shqipëria dhe Kosova qartësisht dhe me vendosmëri synojnë integrimin evropian dhe euroatlantik. Në përballjen me sfidat e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit në rajon, për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe një zhvillim afatgjatë, si dhe për të përmbushur synimet tona, ne jemi bashkë dhe po ashtu do të jemi edhe brenda familjes euroatlantike.
Ju jeni komandant i forcave shqiptare. Si po e ndihmoni Kosovën në formimin e FSK-së?
Forca e Sigurisë së Kosovës është një strukturë që do ti shërbejë sfidave të brendshme dhe qëllimeve të jashtme integruese. Ajo kërkon seriozitet dhe vizion bashkëkohor. Shqipëria ashtu si edhe partnerët ndërkombëtare ndihmon me përvojën e saj në këtë drejtim. Strukturat e saj u janë përshtatur hapave të Shqipërisë drejt NATO-s dhe ky është një model shumë i mirë për Kosovën. Strukturat tona të specializuara janë në kontakte të ngushta dypalëshe.
A jeni të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos sa i përket ekonomisë, ku ende bilanci është tepër modest?
Është e vërtetë se niveli i shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve nuk pasqyron nivelin e shkëmbimeve politike dhe vullnetin politik dypalësh. Ky fakt u evidentua nga të dy presidentët edhe gjatë vizitës zyrtare të Presidentit Sejdiu në Tiranë. Por kjo mund të jetë një periudhë kalimtare, ku marrëveshjet e nënshkruara dhe programet dypalëshe të miratuara të mund të japin produktin e tyre pozitiv dhe më shumë intensitet në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Vendosmëria e Shqipërisë për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha planet, dhe për të ofruar mbështetje maksimale ndaj proceseve tashmë të nisura në Kosovë, dëshmohet sidomos nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës dhe nga një sërë projektesh dypalëshe në fushën e energjisë. Efekti pozitiv i ndërtimit të rrugës do të jetë i menjëhershëm, jo vetëm në planin dypalësh por edhe në atë rajonal dhe Shqipëria është e vendosur ta realizojë atë brenda afateve.