Parti politike, organizata terroriste FARC rifiton statusin ligjor në Kolumbi
Kolumbi- Partia politike e lidhur me rebelët majtistë FARC të Kolumbisë ka rifituar statusin e saj ligjor, e që do të thotë se ajo mund të kontestojë zgjedhjet vitin e ardhshëm.
E themeluar në vitin 1985, Bashkimi Patriotik u ndalua pasi nuk arriti të paraqesë kandidatë për zgjedhjet në vitin 2002.
Por, gjykata e lartë administrative ka vendosur tani që partia kishte qenë në shënjestër nga skuadrat e vdekjes të sponsorizuara nga shteti dhe vendosi të ri-vendos statusin e saj.
Lajmi vjen mes bisedimeve të paqes në vazhdim midis FARC-ut dhe qeverisë.
Negociatat historike, që synojnë dhënien fund të dhunës prej pesë dekadash, janë duke ndodhur në Kubë. Të dyja palët kanë diskutuar për pjesëmarrjen politike të grupit më të madh të Kolumbisë nëqoftë se një marrëveshje paqeje nënshkruhet.
FARC-u mendohet të ketë rreth 8.000 luftëtarë, nga rreth 16.000 në vitin 2001. Vitin e kaluar ata hoqën dorë rrëmbimi për shpërblim, një politikë e cila e kishte bërë Kolumbinë një nga vendet me normën më të lartë të rrëmbimit në botë.
Dorina Bilbili/IDEA/