Greqi, hapet sinjali i televizionit të ri publik, EDT
Sot në Greqi u shfaq për herë të parë në ekranin e televiziorit, sinjali i Televizionit të ri Publik, që pas mbylljes së ERT në 13 qershor të këtij viti.
Nuk quhet më ERT por EDT, domethënë Televizioni Publik Grek. Në frekuencat e ERT duket një sfond i kaltër, disa vija me ngjyra dhe logoja EDT, por askund nuk shënohet me ndonjë simbol fjala "radio".
Sipas zëdhënësit të qeverisë, puna do të fillojë me material arkivi dhe transmetimet do të nisin rregullisht brenda 3 muajve.
ERT u mbyll në 13 qershor me një vendim qeverie duke nxjerrë në rrugë mbi 2600 punonjës. Mbyllja e radio televizionit publik ERT u përfshi në reformën, që i kërkohej qeverisë greke nga Trojka e huadhënësve, e cila kërkoi pushimin nga puna të 12 5000 punonjësve publikë deri në fund të këtij viti.
Mbyllja e ERT nxori pa punë menjëherë 2656 punonjës.
Qeveria pretendon se me mbylljen e ERT synon ristrukturimin e radios dhe televizionit publik. Sipas njoftimit që bëri qeveria, televizioni i ri publik do të fillojë punën me një regjim të ri, do me thënë me shumë më pak njerëz, madje sic thuhet gati me 1/3 e atyre që kanë punuar në të. Personeli i pushuar do të dëmshpërblehej, ndërsa kushdo prej punonjësve mund të bëjë kërkesë për t’u pranuar në punë.
Vendimi për mbylljen e ERT shkaktoi reagimin e ashpër të PASOK dhe DIMAR, dhe kjo e fundit madje u largua nga koalicioni qeverisës.
Menjëherë pas publikimit të vendimit të papritur në 13 qershor punonjësit e ERT dolën në rrugë për të protestuar, por protestat nuk e kthyen mbrapsht vendimin e qeverisë.
(BalkanWeb)