E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes një peshkop në Bullgari, policia: Është vrarë

SOFJE-Një peshkopi i njohur ortodoks në Bullgari është gjetur i vdekur në një plazh të Detit të Zi.

Trupi i peshkopit Kiril, metropolitan i Varnës, është gjetur sot në mëngjes, në bregdet afër qytetit Varna.

Policia bëri të ditur se peshkopi 59-vjeçar mund të ketë vdekur nga goditjet. Pritet që autopsia ta përcaktojë saktë shkakun e vdekjes.

Kiril, i cili kishte shërbyer si patriark i përkohshëm i Bullgarisë prej Nëntorit të vitit të kaluar e deri në Shkurt të këtij viti, është një person emri i të cilit është përmendur shpesh.

Vitin e kaluar ishte zbuluar se kishte shërbyer si spiun për shërbimin sekret të periudhës së komunizmit në Bullgari, për më tepër se 40 vjet.

Ai i kishte zemëruar shumë shtetas në Bullgari duke e treguar pa modesti pasurinë e tij të jashtëzakonshme, përfshirë edhe veturën hibride të tipit Lincoln MKZ, për të cilën thoshte se i ishte dhuruar nga një biznesmen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›