E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtohen britanikët në një jaht pranë Dhërmiut, u kishte mbaruar karburanti

jahtVlorë- Një jaht britanik është shpëtuar sot nga rojet bregdetare në detin Jon, të cilit i kishte mbaruar karburanti dhe ishte bllokuar në det.

Mësohet se në të udhëtonin dy turistë, babë e bir, të cilët ishin nisur nga Kroacia drejt Korfuzit, por dallgët i kishin futur ata në territorin shqiptar.

Jahti i quajtur Never say never rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme ka lëshuar alarmin SOS dhe menjëherë rojet bregdetare janë vënë në kërkim të tij ku e kanë gjetur rreht 5 milje larg vendit të quajtur Rrugët e Bardha.

Jahti u anokorua në bregdet nëdërsa dy turistët Julian Lawrence Wiley dhe Jordan James Wiley po merren në pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›