Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut i bashkohet koalicionit të majtë
Dule takon Ramën pak orë para marrjes së zyrtarizimit të bashkëpunimit
Luis Tanushi
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shpalli zyrtarisht hyrjen në koalicionin e opozitës së majtë "Bashkimi për ndryshim". Vendimi u mor dje në mesditë, në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie. Mbledhja e Kryesisë u shoqërua me debate mes dy grupimeve brenda kësaj force politike. Kryetari i PBDNJ-së, Spiro Peçi dhe Leonard Solis kanë qenë në favor të bashkëpunimit me të majtët, ndërkohë që grupi tjetër, midis të cilëve Vasil Bollano dhe Spiro Ksera, kanë qenë për bashkëpunim me të djathtën.
Dule
Pak orë para se PBDNJ-ja të zyrtarizonte pjesëmarrjen e saj në koalicionin e majtë, kreu i kësaj partie, Vangjel Dule, zhvilloi një takim kokë më kokë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Në këtë takim dy krerët kanë diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes së bashkëpunimit për në zgjedhje. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë bëri publik vendimin. Ai deklaroi se negociatat me Partinë Demokratike dështuan. Kreu i kësaj force tha se PBDNJ-ja nuk gjeti terren të përbashkët me maxhorancën aktuale për të bashkëpunuar për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 28 qershor. “Qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha nuk ka bërë aq sa duhet në reformat sociale”, - u shpreh Dule. Ai theksoi se PBDNJ-ja do ta vazhdojë bashkëpunimin me PS-në edhe pas zgjedhjeve. “Bashkëpunimi ynë me PS-në do të vazhdojë, nuk është vetëm për zgjedhjet e 28 qershorit, por do të vazhdojë edhe pas kësaj date”, - u shpreh kreu i PBDNJ-së. Dule u shpreh se vendimi i Kryesisë së kësaj partie është marrë me korrektësinë më të madhe.
Në lidhje me shoqatën “OMONIA” kreu i PBDNJ-së deklaroi se bashkëpunimi do të vazhdojë, pavarësisht qëndrimit të Vasil Bollanos, që është kundër koalicionit me PS-në. Kryetari i PBDNJ-së nënvizoi faktin se partia që ai drejton ka prioritet integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjithsesi, Vangjel Dule nuk bëri të ditur detajet e marrëveshjes me PS-në, duke thënë se ato do të zbulohen në ditët në vazhdim.
Koalicioni
Dy ditë më parë partitë e majta shpallën koalicionin e majtë, të përbërë nga 4 parti. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe kreu i G99-s, Erion Veliaj zyrtarizuan krijimin e koalicionit “Bashkimi për ndryshim”. Megjithatë, krerët e majtë, Rama, Gjinushi, Milo dhe Veliaj, nuk e kanë nënshkruar ende këtë marrëveshje. Shkak është bërë Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, e cila ende nuk e kishte zyrtarizuar vendimin e saj se në cilin koalicion do të bënte pjesë. Tri janë pikat ku bazohet deklarata e përbashkët e drejtuesve të koalicionit opozitar “Bashkimi për ndryshim”. Pika e parë është vizioni bashkëkohor për shkëputjen e vendit nga tranzicioni dhe problemet 18-vjeçare. Pika e dytë ku mbështetet koalicioni “Bashkimi për ndryshim” është bindja se Shqipëria duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe ky ndryshim duhet të fillojë nga mendësia e shtetit për këtë ndryshim. Pika e tretë është shprehja e besimit të patundur se ndryshimi i shpejtë është plotësisht i mundur dhe se Shqipëria mund të bëhet.
Regjistrimi
Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e koalicionit të majtë për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Në listën që PS-ja ka depozituar në KQZ janë pesë parti: PS-ja, PSD-ja, PDS-ja, G99-a dhe PBDNJ-ja. Depozitimi i listës në KQZ u bë pasi Partia për të Drejtat e Njeriut zyrtarizoi koalicionin me PS-në. Ky ishte edhe shkaku që PS-ja priti për të dorëzuar edhe listën e koalicionit të majtë. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për ditën e sotme afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. Nga burime brenda këtij komisioni mësohet se shtyrja e afatit është bërë pas një rillogaritjeje të ditëve. Afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në KQZ është lënë 14 maji. Edhe data e fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare do të shtyhet për më 19 maj.
14 Maj 2009