Korea e Jugut refuzon oferten per bisedime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës jaën përgjigjur në mbështetje të qëndrimit koreanojugor, duke theksuar se Peniani duhet të dëshmojë fillimisht seriozitetin e tij për përfundimin e provokimeve të ndërsjellta.
Një ditë më parë, Korea e Veriut deklaroi nëpërmjet Agjensisë Shtetërore të Lajmeve se vendi është i gatshëm të bisedojë me këdo, për t’i dhënë fund situatës së tensionuar.
”Deklarata të tilla janë bërë edhe më përpara gjatë 2010-s nga Peniani. Ato nuk janë asgjë tjetër përveçse një fushatë propaganda ndaj jugut”, theksoi Ministria e Bashkimit për “Reuters”. “Për më tepër, edhe formati i dialogut nuk është i drejtë. Bisedime të tilla bëhen midis zyrtarëve të lartë dhe jo me deklarata në media”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lee Jong-joo bëri me dije se Peniani gjithashtu ka kërkuar falje për sulmin dhe mbytjen e një anije luftarake koreanojugore në marsin e vitit 2010.