E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi alarm i ri per permbytje

Rreshje të dendura shiu po godasin zonat e përmbytura në lindjen e Australisë, ku me dhjetëra qytete gjenden prej javësh nën ujë, raportuan mediat e kontinentit mesditën e sotme.

Krahina e Kuinslendit është e gjitha e përmbytur, por niveli i ujit mund të rritet ende, ndërsa rreshjet kanë krijuar një alarm të ri në vend. Pas qytetit prej 75 mijë banorësh të Rokhemptonit, St Xhorxh pret që lumi që e përshkron të arrijë maksimumin gjatë ditës së sotme.

Sipas Institutit Australian të Metereologjisë, rreshjet e reja do të ndikojën në fryrjen e lumenjve dhe në përmbytjen e mëtejshme të disa zonave në Kuinslend, krahinë me përmasën e Francës dhe Gjermanisë marrë bashkë.

Në total, mbi 200 mijë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 12 mijë banesa raportohen të shkatërruara tërësisht apo të dëmtuara rëndë. Dëmi ekonomik ka një bilanc paraprak prej 5 miliard dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›