Italianët, vrasës me pagesë për shqiptarin, si hakmarrje për mbesën e vdekur
TORINO-Policia italiane ka mundur të zbardhë tentativën për vrasjen e një shqiptari, ngjarje që ngjan me skenat e një filmi vërtet dramatik. Policia e Torinos bëri të mundur prangosjen e shtatë personave të akuzuar si organizatorë të krimit dhe tentativës së vrasjes së shtetasit shqiptar Silvester Cerriku, 31 vjeçarit shqiptar i gjetur në prag të vdekjes në rrugë, shtatorin e vitit të kaluar.
Siç raporton agjencia e lajmeve ANSA, shqiptarin edhe pse e aksidentuan me makinë dhe e plagosën në kokë me pistoletë pistolete arriti mrekullisht të shpëtonte duke pësuar një dëmtim të rëndë cerebral, i cili e pengon të kthehet në normalitet, pasi prej një kohë të gjatë qëndroi në gjendje kome.
Pas 6 muaj hetimesh policia italiane arriti në përfundimin se ekzekutimin e shqiptarit e kërkuan 2 xhaxhallë të nuses italiane sepse e konsideronin 31 vjeçarin si përgjegjës për vetëvrasjen e mbesës, ish-gruaja e shqiptarit dhe për këtë paguan 5 vrasës me pagesë.
Xhaxhallarët premtuan 50 mijë euro për ekzekutimin e Cërrikut. Këtë ia ngarkuan shtetasit Ervin Xhakosi, 26 vjec, banues në Verona. 26-vjecari kontaktoi me 4 italianët, Giovanni Tamburrino, 34 vjec; Antonio Improta, 25 vjec; Michele Bevilacqua, 20 vjec, të gjithë banorë të Borgomanero (Novara); si dhe me Gaetano Troilo, 28 vjec nga Varese..
Grupi zbuloi vendin ku jetonte Cërriku dhe projektuan ekzekutimin e tij.
Cërriku i cili jetonte si emigrant në Itali më 2 shtatior ishte ngritur si çdo mëngjes për të shkuar në punë në Corso Torino, ku ishte punësuar në Shërbimin e Gjelbërimit prej rreth një viti.
31 vjeçari ishte duke ecur qetësisht teksa u përplas nga një makinë e cila po ecte me shpejtësi dhe nga përplasja Cerriku thyeu këmbën e majtë, por nuk mbaroi me kaq. Pasi e shtypi, agresori zbriti nga makina dhe e qëlloi me plumb në kokë duke i përshkuar plumbin përmes trurit, duke bërë që të humbë një sasi të madhe gjaku.
Sakaq pas kësaj autori i ngjarjes hipi sërish në makinë dhe u nis me shpejtësi, ndërsa disa shoferë pikasën të plagosurin dhe thirrën shërbimin e urgjencës.
Pas kësaj shqiptari u dërgua me urgjencë në qendrën spitalore të Torinos në gjendje kome, duke e bërë gjendjen e tij shumë kritike.
Policia nisi menjëherë hetimet për këtë, ndërsa ndihma e vetme e policisë ishin imazhet e regjistruara nga telekamerat e vendosura në ambientet e jashtme të një marketi në afërsi të vendit të ngjarjes.
Më pas ishin familjarë të 31 vjecarit që rrëfyne në policia se familjari i tyre kishte konflikt me krushqit italianë pasi familjarët u betuan se do hakmerreshin, pas vdekjes së vajzës së tyre.
Në 3 shtator të vitit 2009, Silvester Cerriku u martua me një vajzë italiane nga Borgomanero të quajtiu Livia, ku nga martesa e tyre erdhi në jetë një djalë i cili sot është dy vjeç.
Por, vetëm pak pas martese, problemet mes çiftit sa vinin e shtoheshin, deri në momentin që vajza u gjet e vdekur pasi kishte rënë nga kati i dytë.
Siç raporton ANSA, pas kësaj ngjarje familjarët e Livias u betuan se do ta bënin të paguante për vdekjen e vajzës së tyre, pasi ndonëse nga ekspertiza pista më e mundshme e vdekjes së Livias, mbeti vetëvrasja.
Ndërkaq sipas miqve të të riut thuhet, se pas vdekjes së bashkëshortes, ai nuk dilte më as të shtunave për të pirë diçka, por punonte i sforcuar me shpresën për të rimarrë djalin, i cili që nga vdekja e së ëmës jetonte me gjyshërit.
Pas këtij kalvari ngjarjesh 31 vjecari sot ndodhet në spital komplet i pavetëdijshëm për shkak të dëmtimeve në tru, kurse 2 familjarët e ish-gruas dhe 5 ekzekutorët janë në burg pasi u pre fletëarresti nga Gjykata e Torinos.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Itali, arrestohet 30-vjeçari shqiptar, abuzoi me një të mitur