E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi INSIG-ut, 7 vjet në kërkim të dëmshpërblimit

Tiranë – Të jesh një këmbësor i thjeshtë në Shqipëri është po aq e rrezikshme sa të udhëtosh me makinë në rrugët e pasigurta, pa infrastrukturën e duhur dhe pa sinjalistikë.

Jeta e këmbësorëve vihet në  rrezik, nga mungesa e vijave të bardha, nga sefamorë që funksionojnë vetëm për dekor apo nga drejtues automjetesh që nuk respektojnë as njërën dhe as tjetrën. Problemet dhe aksidentet rrugore, nuk janë eksluzivisht shqiptare, sepse ekzistojnë në gjithë botën.

Ajo çka është e papreçedent  dhe tërësisht Made in Albania, është fakti se në rast aksidenti ndodh që askush nuk mban përgjegjësi për dëmin që t`i pëson. Kompanitë e sigurimeve duhet të dëmshpërblejnë të përfshirët në aksident, por çfarë ndodh nëse aksidentohesh  duke qënë këmbësore, pra pa qënë në automjet?

Drita Llane po kalonte rrugën në këmbë vjeshtën e vitit 2005 kur pësoi aksidentin e rëndë që e mbajti në shtrat për muaj të tërë. Familja e saj ishte e vetmja që u kujdes për të pas aksidentit, përfshirë këtu shpenzimet spitalore dhe gjithçka. Përgjegjësia për dëmin që ju shkaktua mori shpejt statusin jetim.

Mjeti që përplasi znj. Drita rezulton i siguruar pranë kompanisë së Sigurimeve INSIG me përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Është pikërisht kjo kompani, që në bazë të ligjit duhet të kishte mbajtur përgjegjësinë financiare dhe të kishte dëmshpërblyer të plagosurën, si palë e tretë e përfshirë në aksident. Detyrim ligjor të cilit kjo kompani i është shmangur prej 7 vitesh.

Bazuar në këtë ligj, saktësisht në nenin 608-654, Drita dhe Jorgji Llane, kanë depozituar pranë Gjykatës së Tiranës, një padi Shkaktim-Dëmi, me objekt Detyrimin për të dëmshperblyer dëmin pasuror dhe jopasuror,dëmin biologjik,moral, ekzistencial me pasoja plagosjen e rëndë si këmbësore në aksidentin automobilistik të datës 24.10.2005, plagosje e ardhur nga mjeti motorik me targe EL 6566 B, mjet motorik i siguruar ne momentin e aksidentit per pergjegjesine ndaj paleve te treta me Policen e sigurimit Nr. 78819 datë 29.08.2005. Detyrim për të më paguar kamatat ligjore.
Shqyrtimi i çështjes është ende në fillimet e tij. Edhe pse po kalon gati një vit, janë bërë vetëm 5 seanca gjyqsore. Më e fundit ishte ajo e  datës 21 shkurt, e cila siç ishte lehtësisht e parashikuar, u shty. Ripërsërisim se mesatarja e shqyrtimit të çështjeve të këtij lloji është 385 ditë. Deri më tani kanë kaluar gati 300 ditë, dhe me 5 seancat e deritanishme, shqyrtimi i çështjes është akoma në pikën zero.

Drita Llanes iu rezikua seriozisht jeta nga aksidenti i vitit 2005. Fati qe me të dhe i kurseu jetën, Kompania e Sigurimit po i kursen dëmshpërblimin që prej 7 vitesh. Ngelet në dorë të gjykatës të jap verdiktin nëse INSIG duhet të mbajë përgjegjësi financiare duke dëmshpërblyer këtë këmbësore jeta e të cilës u vu në rrezik.

Matilda Alku /IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Guinness në Gjykatën e Tiranës, 6 vjet gjyq për një padi Tiranë- Paditë në Gjykatën e Tiranës ndaj kompanisë KESH apo...
  2. 3 vjet në kërkim për një gabim të policisë Tiranë- Një gabim në datën e lindjes në dokumentat e...
  3. Denoncim: Padi për kompaninë e sigurimit Tiranë  - Shumica e padive për kërkim dëmshpërblimi në Gjykatën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›