E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Republikane, ja emrat për anëtarë të KQZ

>Partia Republikane prezanton kandidaturat e saj për anëtarë të KQZ së. Klement Zguri dhe Arben Braçe janë dy kandidatët e grupit të Partisë Republikane për të marrë një vend në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PR është forca e parë politike që ka propozuar dy kandidaturat për anëtarë. Sipas kreut të grupit të kësaj partie, Arjan Madhi, dy emrat kanë marrë mbështetje është nga deputetët e partisë e cila ende nuk e ka plotësuar këtë detyrim ligjor për të dorëzuar në Kuvend katër kandidatura. Në bazë të kodit të ri, KQZ tani do të ketë jo më 9 por vetëm 7 anëtarë. Kodi i ri zgjedhor parashikon që deri me datë 28 janar të ngrihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PR  është forca e parë politike që ka propozuar dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së , ndërkohë që asnjë nga partitë e mëdha nuk i ka paraqitur emrat e saj, ndonëse afati skadon pas disa ditëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›