E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Kastriot Islami bëri avokatin e mazhorancës

>Përfshirja e aktorëve të shumtë mediatikë dhe politikë është e vetmja njollë e zezë e imazhit të vendit
Në një intervistë për Ora-News, deputeti i partisë demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar së shkarkimi i Aleksandër Biberajt nga anëtar i delegacionit shqiptar në KE është një e drejtë ligjore e kryeparlamentares Topalli. Në këtë rast nuk është shkelur as kushtetuta dhe as ndonjë rregullore sepse për këtë çështje ka pasur një konsultim të brendshëm. Sipas Patozit, Biberaj është një zyrtar i lartë i emëruar nga ana e PD, dhe duke qenë i tillë është në kompetencat e vetë mazhorancës që të shkarkojë dhe të emërojë funksionarët e saj. Ndërkohë që përfshirja e aktorëve të shumtë mediatikë dhe politikë në këtë rast, thotë Patozi,  është e vetmja njolle e zezë e kësaj çështjeje, e cila ka dëmtuar imazhin e vendit. Përfshirja e deputetit të Partisë Socialiste Kastriot Islami në këtë çështje, i cili është dhe anëtar i delegacionit shqiptar atje, është ajo që e ka dëmtuar imazhin e vendit, tha Patozi. Ndërsa zëvendësimin e figurave që na përfaqësojnë , Partia Demokratike e sheh si mënyrë për të bërë ndryshime cilësore, për të mirën e partisë dhe në veçanti të qeverisjes sonë. Imazhin e vendit tonë nuk e ka dëmtuar aspak zëvendësimi i Biberajt me dikë tjetër, por ministrat e majte të cilët udhëtojnë në makinat e tyre ministrore bashkë me kriminelet e vendit, me Aldo Baren me shokë, u shpreh deputeti demokrat Astrit Patozi, duke hedhur akuza kundrejt eksponentëve të majtë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, vazhdoi me akuzat duke shtuar se ata që e kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë janë ambasadorët e zgjedhur politikisht e  nepotikisht nga partia opozitare, e cila e zmadhoi këtë çështje duke ndërhyrë direkt në punët e mazhorancës. Në këtë mënyrë, Kastriot Islami luajti rolin e avokatit  të figurave të PD. Kurrsesi nuk do ia lejoja vetes që avokatët e mi të bëheshin njerëz të opozitës, prandaj nuk mund të rri pa thënë se ky veprim ishte fund e kokë një turp për opozitën. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet  për kreun e PD në Tiranë deputeti Patozi ka deklaruar se një muaj nga zyrtarizimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentaren kemi avantazhin e zgjedhjeve brenda PD. Rifreskimi i posteve drejtuese me figura të reja është një rrugë që do të na çoje të sigurtë drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme. Është e vërtetë që në garë për PD e Tiranës janë vënë shumë emra të njohur të kësaj partie, por këto janë  zgjedhje personale e disa politikanë të PD që aspirojnë kreun e saj në Tiranës, pasi kryeqyteti është një ambicje e madhe për këdo. Doja të theksoja se edhe nga pikëpamja cilësore, Partia Demokratike mbart vlerat e saj më të rëndësishme, deklaroi Patozi. Gjithashtu, ai shtoi se viti që lamë pas ka qenë një vit i suksesshëm jo vetëm  për partinë që ai përfaqëson, por për të gjithë vendin. Ishte një vit ku do të mbahet mend  për reformat që kemi ndërmarrë bashkërisht me opozitën. Sigurisht, nuk do të jetë kaq e lehtë siç ka ndodhur vitin e kaluar, i cili solli një nivel të lartë  bashkëpunimi dhe klime të  re politike mes dy kampeve, gjithsesi unë mendoj se ne ende kemi hapësira që këto  reforma të vazhdojë. Unë di që fushata elektorale, afrimi i saj, afrimi i datave të zgjedhjeve, i ngre temperaturat e politikës dhe do të ngrejë tonin e debatit publik të kampeve të politikës, por gjithsesi kjo nuk do ta pengojë reformën në drejtësi, vijoi më tej ai. Edhe pse disa ligje të reformës në drejtësi kanë kaluar tashmë, gjithsesi mbetet ende shumë punë deri në ato objektiva që maxhoranca dhe opozita i kanë vënë vetes. Sipas Patozit, një tjetër sfidë e parlamentit,e cila do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të tij, mbetet edhe çështja e imunitetit. Besoj se është një temë që nuk kemi asnjë arsye kundër dhe për fat të mirë sot është  arritur në një pikë të mirë ku paragjykimet që ekzistonin mes palëve, sidomos pesë vjet më parë kur u artikulua nga Partia Demokratike nuk ekzistojnë më, vijoi Patozi duke përgëzuar punën e mirë dhe klimën e shëndoshë të bashkëpunimit. Kufizimi i imunitetit sipas tij është një e  mirë për vendin dhe sidomos për politikën në përgjithësi. Ai u ndal edhe tek afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e qershorit ku theksoi se baza e saj do te jetë ajo që bëmë ne 2005, e cila na çoi drejt fitores, duke lënë të hapur idenë e kontraktimit të ndonjë kompanie të huaj për menaxhimin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›