Biberaj: Kërkova përfshirjen në ligjin e dosjeve dhe organizatat e PPSH

>Ligji që propozoi Biberaj përfshinte ish sekretarët e partive ku bënte pjesë dhe Berisha
Intervistat e fundit të dhëna nga deputeti demokrat Biberaj duket se po sqarojnë më së miri edhe një nga shkaqet e shkarkimit të tij. Nga intervista e fundit e dhënë nga Biberaj, duket qartë se një nga problemet kryesore të shkarkimit të tij është kërkesa e tij që nga ligji i lustracionit mos të përjashtoheshin as organizatat bazë të partisë. Mesa duket deputeti demokrat vë gishtin mbi Berishën si një nga personazhet të cilët mund të kenë ngelur të pakënaqur nga ky propozim i tij, ligj që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë ish sekretarin e partisë Sali Berishën. Sipas deputetit demokrat, ka qenë partia që ka vendosur shpeshherë për të çuar në pushkatime. Ai ka thënë se: Kam qenë dakord të hapen dosjet për përfaqësuesit e medias, duhet bërë transparencë, nuk kam qenë dakord të përjashtohet partia për të zbritur tek persekutorët e vërtetë. Po të kujtojmë historinë e pushkatimit të Hysen Blloshmit kam parë proces verbalin vendim janë marrë në zyrën e sekretarit të partisë së asaj kohe, ndërkohë që ka pasur dhe zëra që nuk kanë qenë dakord. Struktura e Partisë së Punës së Shqipërisë duhet të ishte e penalizuar. Përsa i përket mënyrës së shkarkimit të tij, anëtari i delegacionit të Shqipërisë në KE, Aleksandër Biberaj ka thënë se shkarkimi i tij është i pabazuar në rregulloret apo ligjet e shtetit shqiptar. Sipas tij, komunikimi ka qenë informal sepse nuk ka marrë asnjë lloj informacioni zyrtar për shkarkimin e tij. Biberaj në prononcimin e tij të bërë publik sqaroi se, rasti Topalli është një rast skandaloz që tregon se po shkelen ligjet themelore të shtetit shqiptar. Sipas Biberajt njoftimi i shkarkimit të tij ishte shumë i çuditshëm dhe kundër ligjeve të kuvendit. As unë nuk e kam të qartë. 24 orëshi i fundit ka qenë momenti më i vështirë sepse kam takuar sekretarin e përgjithshëm të asamblesë, shumë kolegë të asamblesë dhe pyetja ishte: Pse ndodhi kjo? Unë unë nuk dija ti jepja përgjigje, deklaroi Biberaj. Sipas tij, gjithçka ndodhi në mënyrë tepër vulgare pa dijeninë pa paralajmërim. Biberaj i drejtohej mandatit të pestë. Kam pasur vetëm fjalë të mira nga Topalli gjatë këtyre katër viteve dhe me kolegët e tjerë kemi arritur të përfaqësojmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Aq më tepër që çështja e Kosovës ka qenë pjesë në çdo seksion, vijoi ai në fjalën e tij. Për të imazhi i Shqipërisë është dëmtuar shumë rëndë dhe nuk ka asnjë justifikim për këtë. Ndërsa shqetësimi i dytë është se e gjithë kjo histori ka të bëjë me marrëdhëniet tona si deputetë të PD. Biberaj përgënjeshtron faktin se është shkaktuar për abuzime financiare, duke u shprehur se shpenzimet i ka përballuar vetë edhe pse takimet kanë qenë zyrtare. Edhe në takimin e asamblesë parlamentare kam shkuar me shpenzimet e mia sepse nga Topalli nuk ka pasur shkresë zyrtare që unë të shkoja në këtë takim. Zyrtarisht zonja Topalli ka shkelur rregulloren dhe ka anashkaluar kompetencat dhe nuk ka lënë që unë të marr pjesë. Zonja Topalli duhet ti kishte paguar sepse deputetët dalin për funksion të shqiptarëve jashtë vendit. Është diçka tepër e ulët aq më tepër se kjo lançohet në uebsajtin e internetit, pohoi ai. Në lidhje me arsyet e shkarkimit të tij, ai ka hedhur poshtë se shkarkimi ka ardhur si pasojë e historisë së ligjit të dosjeve. Kam qenë dakord të hapen dosjet në mënyrë që gjithçka të bëhet transparente për shqiptarët. Nuk kam informacion zyrtar për shkakun e shkarkimit dhe dua të shtoj se gjithçka sa është thënë deri tani nuk është arsyeja e vërtetë e shkarkimit tim, deklaron Biberaj. Ai ka shtuar se nëse ka pasur zëvendësim duhet të informohesha. Të gjithë përpjekjet kanë qenë marrëdhënie korrekte me vartësit. Gjithçka sipas tij ka qenë e hapur, një veprim i tillë i kryer pa dijeninë tij në dëm të imazhit të Shqipërisë. Ndërsa përfaqësimi në mënyrë sa më dinjitoze është interesi i çdo shqiptari. Biberaj shton se në këtë mënyrë, nuk mundet që kryetarja Kuvendit të shkelë rregulloren, e të anashkalojë parlamentin për të marrë vendime arbitrare e të pamenduara. Sipas tij ai ka pasur kontakte dhe mesazhe të politikanëve që janë bashkuar me qëndrimin e tij duke e mbështetur. Ndërkohë që i pyetur për vizitën e Topallit në SHBA Biberaj u përgjigj se nuk kam qenë pjesë për ftesën e zonjës Topalli por mendoj se duhet të jemi seriozë e korrektë. Përsa i përket pyetjes së politikanëve shqiptarë që morën pjesë në ceremoninë e presidentit Obama, Biberaj theksoi se nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare as për Topallin dhe as për ndonjë tjetër.