Meta: Do të përjashtojmë nga tatimi mbi fitimin për tre vitet e para çdo biznes agro-përpunues

>LSI prezanton strategjinë për zhvillimin e bujqësisë
Dje pasdite në njërën prej sallave të Akademisë së Arteve në Tiranë, u prezantua Strategjia e LSI për Zhvillimin e Bujqësisë. Në Konferencën Kombëtare për Bujqësinë, ku u prezantua kjo strategji, merrnin pjesë pedagogë, studentë dhe specialistë të kësaj fushe. Në këtë takim merrte pjesë edhe Lideri i LSI, z.Ilir Meta.
Hapjen e Konferencës Kombëtare, e bëri Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se kjo Konferencë do të pasohet nga dhjetëra të tjera në të gjithë Shqipërinë. Më pas Haxhinasto ftoi Kryetarin e LSI, z.Meta për të paraqitur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet bujqësia sot, si dhe për të paraqitur alternativat e LSI për zhvillimin e bujqësisë dhe integrimin e zonave rurale. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta e cilësoi sektorin e bujqësisë si sektorin më të diskriminuar. Kreu I LSI sqaroi se nuk mund të ketë zgjerim të ekonomisë fermere pa zgjidhur në mënyrë të shpejtë çështjen e pronësisë mbi tokën, sepse krijimi dhe zhvillimi i tregut të tokës është fillimi i zhvillimit të bujqësisë, si dhe realizimi i një kostoje sa më konkurruese me fqinjët dhe tregun ndërkombëtar të prodhimit bujqësor, standardizimi i tij. Pra, Meta vuri në dukje se një tjetër synim i strategjisë për zhvillimin e bujqësisë do të jetë dhe krijimi i markave që do të konkurrojnë nesër në tregun e eksporteve, por që do të furnizojë në mënyrë atraktive industrinë turistike në vend. Stimujt fiskalë, vazhdoi ai, do të përqendrohen në mënyrë të veçantë tek agro-përpunimi, hallka më e lënë pas dore e zinxhirit agro-industrial sot, ku do të jepen garancitë për kreditim dhe paketa stimujsh fiskalë.Këto stimuj do të përjashtojnë nga tatimi mbi fitimin për tre vitet e para çdo biznes agro-përpunues. Për programin e tij kreu i LSI Ilir Meta u shpreh ndër të tjera se, Do të ketë një fond të veçantë për garanci kreditimi, si dhe do të ketë zbritje të konsiderueshme nga tatimi për bizneset agro-përpunuese për punësimin. Gjithashtu, duke e parë se sot, një në çdo tre shqiptarë janë të varfër dhe shumica e tyre jeton në fshat,do të inkurajohet metoda e zinxhirit agro-industrial në prodhimin, përpunimit dhe tregtimin e produkteve, duke përcaktuar tiparet dhe imazhin e vetë produktit dhe duke rritur kështu qëndrueshmërinë dhe vleftën e tij në treg, e duke krijuar markat e brandet shqiptare të produkteve me vlerë të shtuar më të lartë që do të sjellë edhe rritjen e rentabilitetit të sistemit të bujqësisë, sqaroi Meta. Duke marrë si kryeçështje të politikës së tyre varfërinë dhe punësimin, ai u shpreh se, bonusi jetik dhe punësimi jetik do të jenë pjesë themelore e politikës sonë edhe në fshat, pasi aty është edhe varfëria më e madhe,po këtu do të ketë dhe kualifikime profesionale të të rinjve dhe fermerëve në fushën e bujqësisë. Në vitin 2008 bujqësia kontribuoi me rreth 22 përqind në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, por përfitoi prej tij vetëm 0.5 përqind Rritja e prodhimit bujqësor është 2-3 % në vit, 2-3 herë më e ulët se ritmet e rritjes së GDP. Ndërkohë që deficiti i përgjithshëm tregtar, është 1 me 4, ai i produkteve ushqimore është 1 me 9, ndërsa ai i produkteve agroushqimore është 1 me 12, tha z.Meta,Për të importuar produktet ushqimore, shqiptarëve u duhet të paguajnë mbi 600 milionë Euro, pra gjysmën e të ardhurave që hyjnë çdo vit në Shqipëri nga emigrantët. Infrastruktura në fshat është akoma e rrënuar. Premtimet e Sali Berishës për 400 km rrugë rurale janë tretur në aferat e korrupsionit, së bashku më shumë premtime të tjera, vazhdoi ai. Ndërsa vuri në dukje disa nga prioritetet e forcës që ai drejton për këtë sektor. Sipas tij, një nga prioritetet është ndryshimi konceptual që bujqësia të jetë një degë shumë e rëndësishme e zhvillimit dhe e rritjes së qëndrueshme dhe të zhvillohet përmes politikave rregulluese e mbështetëse nga shteti. përfundoi Meta. Pas deklaratës së Metës, një program më të detajuar të LSI për zhvillimin e bujqësisë paraqiti Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin, Prof. Edmond Panariti. Në fund pati dhe diskutime ku dhanë mendimet e tyre për këtë fushë edhe pedagogë, studentë dhe specialistë të pavarur të bujqësisë.