E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten eksportet me Kosovën dhe Turqinë

Eksportet

Tregtia me Kosovën në dy vitet e fundit ka përmirësuar ndjeshëm nivelin e eksporteve, të cilat zunë rreth 7.4 % të eksporteve vjet dhe po aq vërehet rritje e kërkesës nga Turqia për produktet shqiptare.

Burime të drejtorisë së Politikave Tregtare në ministrinë e Ekonomisë thanë se në totalin e eksporteve drejt Turqisë pjesën më të madhe e zënë tekstilet dhe këpucët, të ndjekur nga hidrokarburet me 27% dhe materialet e ndërtimit me 13.5%.

Niveli i eksporteve me vendet e Bashkimit Europian zë 72% të totalit dhe 12.5% me vendet CEFTA-s. Për vitin 2011 eksportet e mallrave drejt BE-së arritën vlerën prej 1.018,5 milionë euro, ose 26% më shumë nga 2010-ta.

Kriza në eurozonë dhe sidomos në Greqi duket se po ndikon në hartën tradicionale të eksporteve, pasi ndërsa Italia vijon të mbetet partner kryesor për eksportet shqiptare me 53% të totalit të tyre, vërehet se pozicioni i Greqisë në vend të dytë ka nisur luhatjet. Dy vitet e fundit, riorientimi i vendeve të eksportit po pozicionon në vend të dytë Kosovën dhe Turqinë për eksportet shqiptare. /E.Lata

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›