E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Partia Socialiste depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Partia Socialiste depozitoi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kërkesa është firmosur nga kryetari i kësaj partie, Edi Rama së bashku me deklaratën e angazhimit solemn që e kërkon Kodi Zgjedhor.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri tani kanë depozituar kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje 13 parti politike përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë.

Partitë politike kanë afat për të kërkuar të regjistrohen si subjekte zgjedhore deri në datën 25 shkurt 2025.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›