E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste i paraqet Presidentit një memorandum për krizën

Tiranë, 13 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka
përgatitur një memorandum për zgjidhjen e krizës politike aktuale në vend, të cilin bëhet
me dijeni se ia ka dërguar për studim dhe marrje në konsideratë, presidentit të
Republikës Bamir Topi.

Brenda këtij dokumenti, kjo forcë politike shpreh
vullnetin e saj për zgjidhjen e krizës së krijuar, të cilën e ka argumentuar se
u shkaktuar nga deformimi i votës së sovranit gjatë procesit të 28 qershorit.

Në memorandum ndër të tjera thuhet se Partia Socialiste
pret hetimin e plotë të zgjedhjeve dhe se ajo i kërkon qeverisë garantimin e plotë
të këtij procesi hetimor.

"Vetëm hetimi pa kushte zgjidh krizën.
Hetimi nuk synon ndryshimin e rezultatit", thuhet

në memorandumin e PS-së dërguar presidentit
Bamir Topi.

Një dokument i tillë selisë së Presidencës i
ka mbërritur vetëm para pak nisjes së negociatave për zgjidhjen e krizës politike
mes treshes Rama-Berisha-Topi.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›