E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Partia Socialiste po pengon reformën në drejtësi”

Aldo Bumçi, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së denoncon opozitën socialiste, për mungesë vullneti

TIRANE – Partia demokratike, nëpërmjet zëdhënësit të grupit të saj parlamentar i bëri dje thirrje Partisë Socialiste që “të mos bëhet pengesë për reformën në drejtësi dhe të kalojë ligjin ‘Për Gjykatën Administrative’”.
Mungesa e vullnetit të PS-së për miratimin e këtij ligji, sipas Aldo Bumçit, “do të thotë se socialistët nuk janë pro reformës në drejtësi, por janë kundër zhvillimit të vendit”.
Aldo Bumçi, zëdhënësit të grupit parlamentar të PD-ës e cilësoi më tej këtë ligj, si “një nga reformat më të rëndësishme të kësaj qeverisje, jo vetëm në fushën e drejtësisë, por edhe në marrëdhëniet me gjyqësorin dhe shoqërinë”.
Sipas një deklarate të tij për shtyp, “Ligji për Gjykatën Administrative ka muaj që ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë, por megjithëse është shprehur vullneti për t’u kaluar bashkërisht, deri më sot ky ligj qëndron i fjetur, sepse PS nuk ka vullnet për ta kaluar”.
Bumçi ripërsëriti faktin se, “ligji është asistuar nga ekspertë të BE-së dhe për hartimin e tij Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me misionin EURALIUS. Ngritja e Gjykatës Administrative do të thotë një shkallë më e ulët e abuzivizmit me pushtetin nga ana e administratës, ndërkohë që ky ligj ul hapësirat për korrupsion dhe rrit nivelin e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve, vijoi më tej Bumçi.
Duke e cilësuar ngritjen e kësaj gjykate administrative si një shans i shumëpritur për biznesin shqiptar, Bumçi kujtoi se, si biznesi vuan në çështjet që ka me administratën shtetërore për vite të tëra.
Në fund të deklaratës së tij, Aldo Bumçi, zëdhënësit të grupit parlamentar të PD-ës, i kërkoi PS-ës që t’i qëndrojë paktit për reformën në drejtësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›