E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste, pro dialogut dhe vijimit te protestave Qamil Xhani

Partia Socialiste deklaron se eshte "pro" dialogut, por edhe "pro" nisjes se protestave, duke theksuar se ka bere gjithcka ne funksion te gjetjes se zgjidhjes politike. Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, ne pergjigje te deklarates se bere dy dite me pare nga Zevendesndihmes Sekretarit te Shtetit per Evropen, Tomas Kantrimen, deklaroi se opozita pershendet qendrimin e SHBA-ve lidhur me krizen politike ne vendin tone dhe nevojen urgjente per gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme nga te gjitha palet. Balla u shpreh, se qendrimi i opozites ka qene konstant, ne favor te gjetjes se zgjidhjes duke ofruar gjithe leshimet e mundshme. Por nga ana tjeter, Balla theksoi se ne situaten aktuale, opozita do te beje gjithcka per te larguar qeverine. "Partia Socialiste, do te beje gjithcka per te larguar kete pushtet te vjedhur, duke forcuar aksionin e saj opozitar, per te mos lejuar qe nje pushtet, qe vete provoi se eshte nje pushtet i vjedhur, te mos vazhdoje te vjedhe shqiptaret, njesoj sic po ben sot, duke u shnderruar ne modelin e korrupsionit dhe abuzimit", deklaroi deputeti socialist. Duke e cilesuar ceshtjen e transparences si thelbesore per opoziten, Balla u shpreh se "beteja jone vazhdon...". Por edhe pse ka mbeshtetur qendrimin e SHBA-ve per dialog mes paleve, perfaqesuesi i opozites, ka sjelle ne vemendje te opinionit te gjitha hapat qe ka bere PS-ja per te arritur nje zgjidhje per situaten politike. "Kemi ofruar zgjidhje pas zgjidhjesh, kompromise pas kompromisesh, te cilat kane rene ne veshin e shurdhet dhe syte e verber te nje pushteti, i cili duke refuzuar e mbajtur peng me cdo menyre transparencen dhe hetimin parlamentar, ka dhene proven me te qarte te nje manipulimi te madh te procesit te fundit zgjedhor. Manipulim, i cili s'mund, s'duhet dhe ne nuk do te lejojme te perseritet me", tha Balla. Ai u shpreh se beteja e opozites ka qene per te drejten e votes, gje qe eshte theksuar dhe ne qendrimin e perfaqesuesit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. "Me te drejte, zoti Kantrimen, kerkon qe kriza politike ne Shqiperi te zgjidhet permes dialogut nga vete klasa politike shqiptare dhe eshte pikerisht kjo cfare Partia Socialiste eshte perpjekur te beje, pergjate plot nje viti e gjysme beteje, per te siguruar te drejten e votes dhe transparencen e procesit zgjedhor te 28 qershorit", tha Balla.

Fletet
Deputeti Socialist e cilesoi si nje leshim te PS-se, heqjen dore nga fletet e votimit. Ai tha, se eshte kreu i mazhorances ai qe nuk mbajti premtimin per mos djegur fletet e votimit. "Sali Berisha iu pergjigj me te vetmen menyre qe ai njeh, genjeshtren dhe trillimin. Ne fillim tha se fletet e votimit nuk do t'i digjte, por fletet e votimit u dogjen", tha dje Balla.

Arkivat
Pjese e shkeljes se premtimeve sipas PS-se, eshte edhe mbyllja e fleteve te votimit ne Arkivin e Shtetit per nje afat prej 25 vitesh. "Ai tha se listat zgjedhore do t'i viheshin ne dispozicion hetimit parlamentar e nderkohe po tenton t'i burgose listat per 25 vjet, duke i klasifikuar si dokument sekret. Tashme, Sali Berisha e mbushi kupen", tha dje deputeti socialist.

Komisioni
Ne reagimin Partise Socialiste, pjese e deshtimit te kompromisit cilesohet edhe mos ngritja e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve. Deputeti Socialist u shpreh se opozita kerkoi ngritjen e komisionit "per zgjidhjen e krizes permes nje hetimi parlamentar, identik me ate te kerkuar nga Parlamenti Evropian ne Rezoluten e dates 8 korrik 2010". Nderkohe qe sipas Balles, ky komision nuk u ngrit kurre per shkak te mazhorances.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›