Partia e Drejtesise Te rikthehet arsimi fetar ne shkolla

Partia e Drejtësisë, pjesë e koalicionit qeveritar kërkon ngritjen e një Komisioni shtetëror për shqyrtim të rikthimit të arsimimit fetar në shkollat e Kosovës dhe lejimin e shamisë nëpër institucionet shkollore. Kjo parti e ka quajtur të pamatur vendimin e Kuvendit të Kosovës, që hodhi poshtë amendamentin që rregullonte këto çështje.
“Partia e Drejtësisë propozon ngritjen e Komisionit shtetëror për shqyrtim të rikthimit të arsimimit fetar në shkollat e Kosovës dhe amandamenetet e ligjit për arsim parauniversitar, si dhe mundësinë e vijimit të rregullt të mësimit nga çdo nxënës që plotëson kushtet ligjore, pa asnjë diskriminim në baza fetare dhe të tjera”-tha Feti Mehdiu nga Partia e Drejtësisë.
Partia e Drejtësisë e cila drejtohet nga ministri i Shëndetësisë Ferid Agani ishte iniciatorë e përfshirjes së këtyre dy amendamenteve në ligjin para universitar. Çështja e përfshirjes së edukatës fetare si lëndë mësimore dhe bartjes së shamisë në shkolla ka ngjallur një debat të zjarrtë në Kuvendin e Kosovës por edhe në shoqërinë kosovare, ku dominojnë mendime të ndryshme sa i përket kësaj çështje.
Sala Mustafa