Partia e Janukovichit në epërsi në Ukrainë

Në Ukrainë janë duke u numëruar votat për zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën të dielën.
Partia e presidentit Viktor Janukovich deklaroi fitoren, pasi rezultatet paraprake treguan se Partia e Rajoneve fitoi rreth 28 për qind të votave.
Sipas rezultateve paraprake, partia e udhëheqëses së burgosur të opozitës Yulia Tymoschenko, Atdheu, duket se ka fituar 25 për qind, e pasuar nga partia Udar e udhëhequr nga kampioni botëror në boks Vitali Klitschko, me rreth 15 për qind.
Perëndimi ka thënë se zgjedhjet për parlamentin 450-vendesh ishin një “test lakmusi” për demokracinë e brishtë të Ukrainës.