E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Koshtunicës: Plani gjerman përmbyll pavarësinë e Kosovës

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Petar Petkoviq, ka deklaruar se plani për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, i publikuar nga gazeta “Danas”, është rrumbullakimi i pavarësisë së Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, Petkoviq ka thënë se këtë plan ua ka dorëzuar autoriteteve serbe Christoph Heusgen, këshilltar i kancelares gjermane, Angela Merkel.

"Qëllimi i atij plani është mundësimi i anëtarësimi të ‘shtetit të rremë’ Kosovës në Kombet e Bashkuara, me çka në tërësi do të përmbyllej pavarësia e Kosovës ", ka thënë Petkoviq, transmeton Tanjugu.

Sipas zëdhënësit të DSS-së, partisë së ish-kryetarit të Serbisë, Vojislav Koshtunica, një plan i tillë është refuzuar në vitin 2007, kur atë ua kishte propozuar autoriteteve serbe anëtari i treshes negociuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›