Partia e Thaçit fiton në komunën e Gjilanit

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar edhe betejen e fundit përballë Lidhjes Demokratike të Kosovë, duke fituar me një rezultat të kënaqshëm edhe Gjilanin, ku që nga nëntori i vitit të kaluar janë mbajtur tri raunde të votimeve. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta ka publikuar në mesnatë rezultatet preliminare, sipas të cilave PDK ka marrë 20.071 vota ose 58 %, ndërsa LDK 14.506 vota ose 42 %. “Këtu nuk janë llogaritur votat me kusht. Besoj se brenda javës do t’i kemi rezultatet përfundimtare,” është shprehur Lushta.
Edhe koalicioni i OJQ-ve që ka vëzhguar zgjedhjet “Demokracia në Veprim” ka dhënë rezultatet paraprake, të cilat janë të ngjashme me ato të shpallura nga KQZ-ja. Sipas këtij koalicioi, PDK ka fituar në Gjilan me një diferencë prej 5.100 votave ndaj LDK-së; Pra PDK ka fituar 58.1 % të votave, ndërsa LDK 41.9 %. Sipas “Demokracisë në Veprim”, kandidati i PDK-së, Qemajl Mustafa, ka marrë 19 mijë e 852 vota, ndërsa Fatmir Rexhepi i LDK’së, 14 mijë e 306 vota.
Kështu me Gjilanin mbyllet cikli i zgjedhjeve lokale, të parat në shtetin e ri të Kosovës,të cilat nuk kanë sjellur befasi të madhe me përjashtime të vogëla. PDK ka ruajtur shumicën e komunave me të cilat ka udhëhequr në dy vitet e kaluara, me përjashtim të Kamenicës e cila tani udhëhiqet nga LDK. LDK-ja ka fituar një komunë, ndërsa ka humbur atë të Suharekës. Në këtë të fundit ka fituar AAK e cila ka arritur të ruaj edhe tri komunat në Rrafshin e Dukagjinit me të cilat ka udhëhequr në mandatin e kaluar.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmeruar se pas rezultatit të zgjedhjeve në Gjilan do të ketë edhe riformatim të qeverisë. Gjatë kësaj jave pritet të bëhen publike edhe detajet e këtyre ndryshimeve në qeveri të cilat sipas paralajmrimit do të bëhen në pajtim mes partnerëve të koalicionit.
Bul Salihu