Miloshoski në Kosovë, forcohen marrëdhëniet Prishtinë-Shkup

Hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë,d o të hapë rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm të dy vendeve në të gjitha fushat. Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në hapjen e Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski i cili e konsideroi si një epokë të re në marrëdhëniet ndërshtetërore celjen e ambasadës.
"Sot hapet ambasada e Maqedonisë këtu në Kosovë dhe po ashtu ne kemi dërguar njeriun tonë në Shkup... Dhe do të jenë shpi të komunikimit me qytetarët, me njerëzit e politikës... Unë them se kemi një bazë të mirë të ndërtuar deri më tani për raportet e mira të partnerëve strategjik të fqinjësisë së parë. Po ashtu është shumë me rëndësi se përvojat e Maqedonisë do të jenë të mira për ne sa i përket sidomos rrugëtimit drejt NATO-së dhe BE-së", deklaroi Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
"Për Maqedoninë kjo ditë konsiderohet si me fat, dhe mendoj se hapja e ambasadës së re në ditën e ngritjes së flamurit të Maqedonisë,hapet një faqe e re në marrëdhëniet tona shoqërore dhe bilaterale.Në perspektiven botërore dhe evropiane,ne jemi shtete të vogla,por mendoj se kemi një shans të mirë të tregojmë se si punohet së bashku në interes të paqes,stabilitetit dhe sigurisë", u shpreh Antonio Milloshoski, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.
"Jemi pajtuar që të intensifikojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë dhe dikastere të veçanta në të dyja qeveritë, gjatë javëve dhe muajve në vijim do të takohen dhe do të punojnë sistematikisht në identifikimin e fushave ku të dyja vendet tona do të kenë benificione të caktuara", tha Skënder Hyseni, ministër i Jashtëm i Kosovës.
Rreth një muaj më parë,ambasadori i parë I Maqedonisë në Kosovë,Stojan Karajanov, i dorëzoi letrat kredenciale,presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ndërsa Kosova, aktualisht ka emëruar Skënder Durmishin,të ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni.
Shkëlzen Osmani < I mëparshmi