E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Topit, prezantohet sot Fryma e Re Demokratike

TIRANË- Merr jetë partia më e re e qendrës së djathtë, e njohur si partia e Bamir Topit. 

Ajo do të quhet Fryma e Re Demokratike dhe sipas një njoftimi të grupit nismëtar të kësaj force të re politike, prezantimi i saj do të bëhet ditën sot, në selinë e saj në rrugën “Xhorxh W Bush”. Ndërsa dje ka përfunduar edhe stampimi i logos së partisë më të re, e cila mban ngjyrën blu. 

Në një njoftim të shpërndarë sot për mediat, thuhet se “Ditën e hënë më dt 30.4.2012 në orën 12:00 në selinë e FRD, do të organizohet aktiviteti prezantues për shpalljen e kësaj nisme të re politike. Ftohen mediat elektronike e të shkruara për të marrë pjesë në këtë atktivitet”.

Mësohet se, deputeti Gazmend Oketa dhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj do të jenë nismëtarët e  parë të kësaj partie, ndërkohë që flitet se në përfundim të mandatit të tij presidencial, kryetar i saj do të zgjidhet, Bamir Topi. 

Përvec tij në këtë forcë të re, pritet të ketë edhe emra të tjerë të njohur të politikës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›