Partitë came drejt bashkimit, historianët inferiorë ndaj grekëve

Partitë came mund të bashkohen për t’i dhënë më tepër forcë kauzës së përbashkët. Sipas kreut të PDU-së Shpëtim Idrizi kjo do të ishte një zgjidhje për të intensifikuar jehonën për cështjen came brënda dhe jashtë kufirit.
"Partitë politike të cilat kanë në themel cështjen came dhe mbështetin këtë komunitet duhet të kthehen dhe të jenë një parti kombëtare. Bashkimi politik i dy partive, sigurisht që do ta vitalizojë akoma më shumë dhe do i japë një dimension të ri zgjidhjes së cështjes came. Shqiptarët e Camërisë kërkojnë të drejtën që të kthehen në trojet e tyre, kërkesë e jona e përsëritur është kthimi tërësor i pronave", tha Shpëtim Idrizi, kreu i PDU.
Ndërsa historianët Pëllumb Xhufi dhe Beqir Meta kanë qenë në sinkron në faktin se qeveritë post komuniste kanë luajtur një politikë inferioriteti kundrejt greqisë.
"Qeveritë shqiptare iu përgjigjën palës greke duke e tkurrur problemin e minoritetit cam thjesht në marrëdhënie bilaterale dhe jo duke sensibilizuar opinionin e jashtëm sic bëri Maqedonia, që ishte shumë më e dobët", tha historiani Pëllumb Xhufi.
"Politikat e qeverive shqiptare ishin thellësisht dispoporcionale ndaj atyre grekeve në trajtimin e cështjeve të minoriteteve. Qeveria shqiptare i akordoi të gjitha të drejtat minoritetit grek në Shqipëri pa kërkuar asnjëherë nga qeveria greke plotësimi qoftë dhe të një kërkese minimale për shqiptarët e Camërisë", u shpreh historiani Beqir Metaj.
Gjatë konferencës mbi Camërinë, me politikanë dhe historianë nga Shqipëria, Turqia, Kosova dhe SHBA, Xhufi foli për një takim Alia-Micotaqis në 1991, takim i cili sipas historianit risolli në skenë cështjen came.
Elona Gjylmi