E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupet brenda PD-se, negociata, majtas dhe djathtas

Ndryshimet në reformën zgjedhore dhe në disa nene të Kushtetutës kanë sjellë edhe një herë debatin e numrave në Kuvend. Ky debat ka vërtetuar hapur dy rrymat e kundërta, të cilat prej kohësh përplaseshin me njëra-tjetrën në takimet e nëndheshme të politikës, duke zbuluar publikisht herë pas here pakënaqësitë e tyre. Këto pakënaqësi, deri më tani, janë mbyllur falë qëndrimit të hekurt që Kryeministri Berisha ka mbajtur në grup. Por këtë herë, duket se Kryeministri e ka pasur më të vështirë për t‘i kontrolluar rrymat, të cilat do ta tregojnë forcën reale publikisht në seancën e ditës së hënë. Kjo zbulohet sa herë bëhet fjalë për të bashkuar 84 vota në Kuvend. Ato lëkundin radhët e mazhorancës sa herë kërkohen për të miratuar ligje dhe vendime të rëndësishme. Lëkunden, aq sa drejtuesit e saj kërkojnë të kenë në anën e tyre çdo votë dhe çdo deputet që deri para pak kohësh mund të cilësohen edhe si "rebel". Kjo skenë është parë njëherë para një viti, kur Kuvendi hyri në krizë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, pasi tashmë duhet se PD-ja nuk i ka 84 votat e saj. E gjithë PD-ja në kohën e saj më të mirë, pa kundërshtuar asnjë nga deputetët e partive të vogla dhe brenda grupit të saj, ka arritur të marrë në zgjedhjet e 3 korrikut vetëm 82 vota. Pas tre viteve në pushtet, situata politike nuk është më e njëjtë. Partitë e vogla të djathta janë të pakënaqura nga qëndrimet e fundit të PD-së, sepse ajo ka dalë kundër tyre për reformën zgjedhore. Po ashtu, partia nënë ka shkaktuar mjaft pakënaqësi edhe brenda familjes së saj, ku deputetë si Ngjela dhe Bakalli kanë dalë jashtë grupit, duke shprehur votën e tyre kundër për çdo nismë të qeverisë. Por këtyre votave kundër, kur kësaj here PD-ja ka vërtet nevojë për çdo votë në Kuvend, u janë bashkuar edhe deputetë të tjerë të PD-së, të cilët kanë treguar se nuk pranojnë të "tërhiqen lehtë nga hunda". Të konsoliduar në qëndrimet e tyre politike dhe në grupet që përfaqësojnë, duket se Kryeministri Berisha do ta ketë më të vështirë kësaj here që t‘u mbushë mendjen për të mbështetur vendimin e tij deputetëve si Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj e Nikoll Lesi, që janë rreshtuar pro qëndrimit të Presidentit Topi. Qëndrimi pritet të mbështetet edhe nga deputetët e majtë, të cilët njihen si "rebelët" e opozitës, që me votat tyre kundër grupit dhe pro mazhorancës zgjodhën Bamir Topin si President. Nano, me mbështetësit e tij, duket se do të jetë sërish gjilpëra e peshores për të kapërcyer krizat politike, pasi disa prej tyre kanë deklaruar votën pro idesë për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Ideja është mbështetur edhe nga deputetët e LSI-së, numri i të cilëve bashkë me Milon shkon në 7, kryetari i PAD-së, Ceka, i cili po ashtu ka dy vota në Kuvend, por edhe kryetari i PSD-së, Gjinushi, ka deklaruar se është pro zgjedhjes së Presidentit nga populli. Pa dashur të lëmë mënjanë votat e PR-së, PDK-së dhe të PDR-së, krerët e të cilave janë firmëtarë te qëndrimi i grupit të Topit për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Ky bashkim votash majtas e djathtas nga partitë e vogla, me qëllim shkatërrimin e dy partive të mëdha, duket se do të favorizojë më shumë grupin "Topi", të cilët duke krijuar një grup heterogjen, do ta ketë më të lehtë për të mbrojtur qëndrimin e tij në seancën e ditës së hënë. Shkak i debatit brenda grupit të PD-së është bërë propozimi i disa deputetëve anëtarë të këtij grupi, që së bashku me paketën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilin dha mbështetjen e saj edhe PS-ja, futën për miratim edhe disa ndryshime në Kushtetutë dhe konkretisht për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Grupi i Topi

Bujar Leskaj

Besnik Mustafaj

Spartak Ngjela

Pal Dajçi

Engjëll Cara

Ndriçim Babasi

Sami Gjergji

Sali Shehu

Edmond Spaho

Mevlan Xhindoli

Besnik Bisha

Ndue Shpani

Artur Hasanbelliu

Frrok Gjini

Arian Starova

Hamit Kosta

Ymer Tola

Rexhep Uka

Spiro Peçi

Nard Ndoka

Gazmend Oketa

Edi Paloka

Fatmir Mediu

Arian Madhi

Alfred Gega

Leonard Solis

Genc Pollo

Jak Ndokaj

Grupi i Berishës

Fatos Hoxha

Astrit Patozi

Safet Sula

Gjovalin Prenga

Mehmet Hoxha

Flori Bajrami

Ilir Rusmajli

Ramis Çobaj

Arensa Trashani

Parid Teferiçi

Garip Ramadhi

Gjok Vuksani

Ilir Bano

Leonard Demi

Mehmet Xheka

Aldo Bumçi

Albert Faruku

Genc Juka

Pashk Ujka

Fatos Beja

Bujar Nishani

Jemin Gjana

Ridvan Bode

Astrit Bushati

Të dyzuarit

Nikoll Lesi

Eris Hoxha

Petrit Gjoni

Luan Skuqi

Ferdinand Xhaferri

Genc Sharku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›