E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Bitincka Edvini shpall nismën e radhës: Në parti nuk dua njerëz me mustaqe

Pas prezantimit të enciklikës së radhës, që këtë herë kishte përmbledhur problematikën me aspektin social, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mori arratinë drejt zonave rurale të Pogradecit dhe Devollit. Duke u kacavjerrë në zonat e juglindjes, kryesisht, në fshatin Bitinckë të Devollit dhe në qytetin e Pogradecit, Rama është fokusuar në bashkëbisedimet më banorët e fshatit dhe të qytetit për çështje të sigurisë së jetës. Gjatë këtyre diskutimeve me banorët kryesisht me ata të Bitinckës, të pranishmit ishin të interesuar të dinin fatin e PS pas përçarjes dhe grisjes së marreveshjes se bashkepunimit me aleatët, e në mënyrë të veçantë me partinë që mbetet rreziku numër një për PS-në, LSI-ja. Por Rama, nga eufemizmi i tepërt dhe në një farë mënyre nga inferioriteti u përpoq të përdredhë situatën, në përpjekje e sipër që të fiksojë në mendje e mercernarëve të PS-së, se partia e tyre, megjthëse e rinovuar nga PPSH, mbetet shtëpiza dhe streha për ta. Në këtë drejtim, në momentin kur dikush nga salla ishte më i interesuar të dinte se si do vejë halli i PS-së dhe si do të jenë marrëdhëniet e simpatizantëve të saj me ata të LSI-së dhe më gjërë edhe me përfaqësuesit e zgjedhur në rangje të larta vendore e lokale, Rama iu përgjigj: “ti e ke pyetur komshiun kur vendose të mbash mustaqe”? Në këtë çast, simpatizanti i devotshëm i reaksionaritetit socialist, u zu ngushtë dhe tha “t’i bësh kryetarit të partisë një pyetje të drejtë dhe të marrësh një përgjigje cinike e autokratike, mbetet e pakuptimtë”. Në këtë drejtim, përgjigjja e Ramës, megjithë mercenarizmin dhe eufemizmin e skajshëm, mund të interpretohet në disa forma të ndryshme dhe padyshim lind pyetja, pse e mbylli me atë frazë përpjekjen e tij për të dhënë një përgjigje? Me sa duket, klika socialiste është kthyer në një sindromë që mund të prekë gjithësecilin që përpiqet të dalë kundër politikave edramiste. Gjithashtu, me frazën e tij ai thekson se në partinë që drejton, askush nuk mund të mbajë mustaqe, megjithëse në fakt kjo përkon me regjimin komunist, ku askush nuk mund të tentonte t’i kishte, pasi tek aparati shtetëror komunist shihej si një prirje perëndimore dhe imperialiste. Le të shohim nëse me të njëjtin sy do t’i shohë edhe Rama.

 Leonard Quku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›