Partite e vogla Reforme teresore efektive te zbatueshme
Ashtu siç pritej, pas diskutimeve në tryezë përfaqësuesit e dhjetë partive politike dolën në një deklaratë të përbashkët, ku shprehën dhe qëndrimin e tyre të unifikuar në lidhje me kërkesat e tyre për komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, të ngritur nga parlamenti pak ditë më parë.
Më herët, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta nënvizoi nevojën e një refome elektorale gjithpërfshirëse dhe transparente, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Meta, ndër të tjera u shpreh kundër "listave të mbyllura", që sipas tij dëmtojnë parlamentarizmin, dhe kërkoi për këtë të gjendej një zgjidhje.
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo tha se ligji zgjedhor duhet pasuruar me elementë të rinj, të domosdoshëm, që kanë dalë nga praktikat e dy zgjedhjeve të fundit.
"Ne jemi sot këtu për të nënvizuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka përfundimi i reformës elektorale, duke dëgjuar zërin e të gjitha partive të tjera të përfaqësuara ose jo në komisionin e posaçëm", tha Milo.
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu duke theksuar nevojën e një reforme zgjedhore gjithpërfshirëse, që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, tha se kodi aktual deformon vullnetin e zgjedhësve, duke deformuar mandatet në parlament.