Bujar Leskaj te KLSH-ja? Deputetët e PD vlerësim pozitiv
Bujar Leskaj është me një këmbë në zyrën e kreut të KLSH-së. Edhe pse do të jetë vendimi zyrtar i grupit nënkryetari i deputetëve demokrat Edi Paloka lë të kuptohet se mazhoranca do ti japë votëvesimin të përzgjedhurit nga presidenti Bamir Topi.
Zoti Paloka komenton edhe deklaratën e bërë pak ditë më parë nga kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi i cili paralajmëroi prishje të marrëveshjes mazhorancë-opozitë nëse nuk zgjidhet situata në qarkun e Fierit. Paloka thotë se këto janë dy zhvillime që nuk mund të kushtëzojnë njëra tjetrën.
Në seancën e së enjtes pasi ka komentuar votën e tij kundër kodit detar, kreu i grupit parlamentar socialist Ruçi tha se situata në qarkun e Fierit po çojnë drejt prishjes së marrëveshjes politike të arritur mes mazhorancës dhe opozitës.