E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e vogla këmbëngulin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor


PD dakord, PS-ja ende nuk është shprehur


Dy muaj pas zgjedhjeve, aleatët e demokrateve sërish në qeverisje, lakojnë propozime konkrete për ndryshimet që, sipas tyre duhet të pësoje Kodi Zgjedhor.


Edhe partia e re e komunitetit çam, e cila duket se në spektrin e partive të vogla të ketë qenë me favorizuara nga sistemi proporcional rajonal kërkon që Kodi të Ndryshojë. Ilri Meta i kishte të qarta kërkesat për Kodin Zgjedhor qe para se ai të miratohej, kur kompromisit PS-PD i parapriu dhe me grevën e urisë nëntorin e shkuar.


Nga ana e saj Partia Demokratike është shprehur e hapur për mundësinë e ndryshimeve në kod, madje si për ironi dhe në kundërvënie të pendimeve të Partisë Socialiste, Berisha pati deklaruar se ky sistem zgjedhor i hoqi atij mundësinë për të pasur një grup parlamentar më të madh.


Nga Partia Socialiste ende nuk ka një qëndrim apo qoftë dhe një përgjigje ndaj aleatëve opozitare që gjithashtu kërkojnë ndryshimin e Kodit. Ka pasur vetëm një argumentimit në media të sekretarit të çështjeve zgjedhore se nuk ishte sistemi që ai zgjodhi shkaku i rezultatit të zgjedhjeve.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›