E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët dhe zyrtarët e qeverisë hedhin poshtë pretendimet e opozitës

Buxheti i shtetit brenda një situate të qëndrueshme

Qeveria shqiptare ka përdorur investimet publike, si një instrument për të përballuar krizën ekonomike dhe globale. Si rezultat i kësaj manovre, mësohet se situata financiare në 7 muajt e parë të vitit paraqitet e qëndrueshme

Qeveria shqiptare ka përdorur investimet publike, si një instrument për të përballuar krizën ekonomike dhe globale. Si rezultat i kësaj manovre, mësohet se situata financiare në 7 muajt e parë të vitit paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkohë, qeveria pritet t’i paraqesë parlamentit në shtator ndryshimet në buxhetin e vitit 2009 për një shpërndarje më të mirë të parave, por kritikët e kësaj nisme thonë se ndryshimet janë ndërmarre si pasojë e mungesës së të ardhurave.

Përpos këtyre kritizerëve të përditshëm të opozitës, specialistë dhe zyrtarë të qeverisë shpjegojnë dhe argumentojnë pse opozita nuk ka të drejtë në pretendimet e saj.

Selami Xhepa

Përballë kritikave të opozitës për boshatisje të arkës së shtetit, këshilltari i kryeministrit për ekonominë Selami Xhepa flet për një situatë të qëndrueshme të buxhetit të shtetit, duke analizuar edhe masën e realizimit të këtij buxheti në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Xhepës, qeveria ka marrë vetëm një masë kujdesi për të mos rrezikuar parametrin kryesor të stabilitetit makroekonomik, deficitin fiskal.

“Për sa i përket faktit që Shqipëria ka marrë një masë të tillë unë besoj se është një masë kujdesi dhe është në drejtimin e duhur në mënyrë që Shqipëria të mos rrezikojë parametrat kryesor të stabilitetit makroekonomik që është deficiti fiskal. Besoj se që kjo është edhe shqetësimi më themelor në raport me disiplinën financiare të vendit”, thotë Xhepa.

Mes shifrave më pas Xhepa analizon dhe krahason ecurinë e kënaqshme të investimeve publike në Shqipëri, krahasuar me këto investime në vendet e rajonit, të cilat janë detyruar ti ulin, ose ti ndërpresin.

“Po të ndjekim situatën ekonomike të vendeve të tjera të rajonit, natyrisht që një pjesë e madhe e tyre kanë pasur shqetësime shumë më serioze dhe janë detyruar të ndërpresin investimet publike për të ruajtur stabilitetin financiar të vendit, ndërkohë që Shqipëria nuk përbën një rast të kësaj natyre. Realizimi i të ardhurave të buxhetit për gjysmën e parë të këtij viti është në një mënyrë modeste poshtë parashikimit sepse mosrealizimi i 6.5 për qind nuk përbën ndonjë shqetësim madhor. Kjo ka ndodhur si në historinë e ekonomisë së vendit tonë edhe ne periudhat e viteve të më përparshme. Janë të rralla vitet që Shqipëria, ashtu dhe vendet e tjera kanë një realizim 100 për qind të buxhetit:, shprehet më tej këshilltari i kryeministrit për ekonominë Selami Xhepa.

Ridvan Bode

Ndërkohë, jo më larg se dy ditë më parë, Ministri i Financave Rdvan Bode, deklaroi dhe garantoi publikisht se, situata financiare në vend gjatë shtatë muajve të parë paraqitet stabël dhe qeveria përballoi me sukses presionet e krizës ndërkombëtare.

përmes shifrave, kreu i Financave, bëri të ditur se, në periudhën janar-korrik u mblodhën në buxhetin e shtetit 171 miliardë lekë, ose 94 për qind e programit të miratuar në buxhetin e vitit 2009.

Në këtë drejtim ai shtoi se gjatë periudhës së parë të vitit të ardhurat nga TVSH-ja, e cila është një taksë që mat qarkullimin e mallrave në vend, rezultojnë me rritje, çka tregon ecurinë pozitive të ekonomisë së brendshme.

Duke shpjeguar mundësinë e rishikimi të buxhetit, si një synim për uljen e presionit të shpenzimeve në fund të vitit, Minsitri i Fiancave Ridvan Bode, bëri të ditur se, brenda muajit shtator qeveria pritet të rishikojë buxhetin për vitin 2009.

Jo vetëm kaq, por ministri Bode hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës lidhur me shpenzimet e qeverisë gjatë 7 muajve të parë të vitit. Ai deklaroi se llogaria e qeverisë në fund të 7-mujorit në Bankën e Shqipërisë është 48 miliardë lekë dhe 97 milionë euro. Kreu i Financave Publike sqaroi se në buxhetin e shtetit, përveç të ardhurave nga tatimet dhe doganat, janë edhe të ardhurat nga privatizimet e kompanive ARMO, AMC dhe OSSH, të cilat llogariten në rreth 240 milionë euro.

“Këto të ardhura do të përdoren për uljen e borxhit publik, investimet, si dhe 30 milionë euro do t’i jepen Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për rikapitalizim”, saktësoi ministri Bode.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›