Rusia braktis kallashnikovin dizenjon automatike te rinj

Rusia ka hequr dorë nga automatiku Kallashnikov, apo Modeli AK-47, duke lënë pas kështu edhe një tjetër simbol të ish-ushtrisë sovjetike. Moska planifikon të harxhojë deri në 20 trilionë rubla deri në vitin 2020 për të modernizuar forcat e saj të armatosura, duke rifurnizuar ushtrinë me armë dhe raketa, nëndetëse dhe avionë luftarakë.
I bazuar në një model më të hershëm, AK-47, automatiku i famshëm u përdor nga sovjetikët në luftën dhjetëvjecare në Afganistan, ku u vranë rreth 15 mijë trupa ruse. Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë për armët, me një treg të gjerë në aleatët e ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendet që nuk preferojnë tregjet amerikane. Duke ridizenjuar armët e veta, Rusia kërkon të paraqesë modele të reja automatikësh deri në fund të vitit.
Juli Prifti